​NLB Prishtina dhuron mjete themelore për Shoqatën Humanitare Bamirëse Nëna Terezë

NLB Prishtina, është njëra ndër bankat më të suksesshme në Kosovë, me eksperiencën e saj lokale dhe ndërkombëtare si anëtare e Grupit NLB është duke luajtur rol esencial në zhvillimin e sektorit bankar. Duke qenë ekonomikisht e suksesshme dhe konkurruese, krijon vlerë të shtuar për të gjitha palët e interesit, përfshirë aksionarët, klientët, të punësuarit si dhe për tërë shoqërinë.


Vlen të theksohet kontributi i Bankës në fushën e përgjegjësisë sociale, duke mbështetur në mënyrë të vazhdueshme projekte dhe programe sociale, duke mbështetur në formë donacionesh dhe sponsorimeve aktivitete të rëndësishme të jetës ekonomiko shoqërore, artistike, sportive, shëndetësore dhe humanitare në vend.

Progresi dhe prosperiteti i përgjithshëm janë shtytje dhe motivime për mbështetjen e projekteve humanitare që i ndihmojnë njerëzit për një jetë më të mirë.

Gjatë vitit 2015 NLB Prishtina ka dhuruar mjete themelore të zyrave për Shoqatën Humanitare Bamirëse Nëna Terezë e cila ka për synim përkrahjen e njerëzve në nevojë, zbutjen e varfërisë dhe krijimin e zinxhirit të solidaritetit për një jetë sa më të mirë të shtresave në nevojë. Ky donacion është dhuruar në pesë rajone të Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren.

NLB Prishtina është e përkushtuar që edhe në të ardhmen të vazhdoj të mbështesë iniciativa dhe aktivitete të ndryshme sociale, kulturore e humanitare.

December 31, 2015