3D Secure – Siguria online

Udhëzim për përdorimin e 3D Secure

Udhëzim për aktivizimin e 3D Secure


Si funkcionon 3D Secure?
Në çfarë mënyre më mbron shërbimi 3D Secure?
A do të duhet të aplikoj për kartelë të re krediti për të përdorur shërbimin 3D Secure?
Kur do të debitohet llogaria ime për blerjet nëpërmjet shërbimit 3D Secure?
A do të duhet të paguaj për shërbimin 3D Secure?
Çka ndodhë kur kartelës time nga NLB Banka i skadon afati i përdorimit ose zëvendësohet me kartelë të re në rast të humbjes apo dëmtimit?

Aktivizimi gjatë blerjes

Çka do të thotë aktivizimi gjatë blerjes?
Çfarë lloje të kartelave mund ti aktivizoj në shërbimin 3D Secure?
Pse duhet të ofroj informatat personale gjatë aktivizimit?
A do të mund të përdori fjalëkalimin e njëjtë të shërbimit 3D Secure për të gjitha kartelat e NLB Banka që i kam në pronësi?
A do ta kem mundësinë që mos ta aktivizoj shërbimin 3D Secure?
Çka është Mesazhi Personal?
Unë kam aktivizuar shërbimin 3D Secure. A do të mund ta aktivizoj edhe kartelën e personit të autorizuar?
Çka është Numri 3-Shifror i Sigurisë?
Çfarë duhet të bëjë në rast se hasi në problem gjatë aktivizimit të shërbimit 3D Secure?

Blerje me 3D Secure

Si mund të shpenzojë online me 3D Secure?
Ku mund të shpenzojë online me 3D Secure?
Çka duhet të bëj në qoftë se kryej blerje online, por faqja 3D Secure nuk shfaqet?
Çka duhet të bëj në qoftë se shpenzojë online, por dëftesa 3D Secure nuk shfaqet?
A mund të shpenzojë tek shitësit online që nuk janë pjesë e shërbimit 3D Secure?
Kam harruar fjalëkalimin tim të shërbimit 3D Secure. Çfarë duhet të bëj?
Shërbimi i im 3D Secure është bllokuar – çfarë duhet të bëj?
Nuk e shoh Mesazhin tim Personal në dëftesë. Çfarë duhet të bëj?
Mesazhi Personal në dëftesë nuk është e imja. Çfarë duhet të bëj?

3D Secure – Siguria online

Çka është 3D Secure?

NLB Banka dëshiron t’ju mundëson siguri në blerjet tuaja në internet kështu që në bashkëpunim me MasterCard SecureCodeTM dhe Verified by VisaTM ju ofrojmë shërbimin 3D Secure.

3D Secure është një shërbim automatik i sigurisë në internet që është krijuar për të ndihmuar në ruajtjen e NLB Banka kartelave Kreditore dhe Debitore kundër përdorimit të paautorizuar në internet. 3D Secure shërbimi funkcionon duke përdorur një fjalëkalim që ju e krijoni si identifikues unik tuaj në internet. Ju pastaj mund të përdorni 3D Secure fjalëkalimin tuaj për të vërtetuar transakcionet online me shitësit online që ju kryeni transakcion. Kjo ndihmon për të ju mbrojtur nga përdorimi i paautorizuar, kur kryeni transakcione online.Kthehu lart

 

Si funkcionon 3D Secure?

Kur kryeni blerje online, 3D Secure ju lëshon një dëftesë në fund të procesit. Dëftesa përfshin detajet e blerjes tuaj, të tilla si emrin e webfaqes, vlerën e blerjes dhe datën. Ju nënshkruani dëftesën duke përdorur fjalëkalimin e juaj 3D Secure dhe klikoni butonin “Dërgo” për të vazhduar me blerjen. Pa fjalëkalimin tuaj 3D Secure, blerja nuk mund të realizohet. Kthehu lart

 

Në çfarë mënyre më mbron shërbimi 3D Secure?

Pasiqë kartela juaj është e mbrojtur me anë të fjalëkalimit tuaj 3D Secure, vetëm ju mund të përdorni kredit kartelën online. Kjo mundëson që blerjet në internet të jenë më të sigurta se kurrë më parë. Pa fjalëkalimin tuaj 3D Secure, blerja nuk mund të realizohet. Kthehu lart

 

A do të duhet të aplikoj për kartelë të re krediti për të përdorur shërbimin 3D Secure?

Jo. Ju do të jeni në gjendje të përdorni kredit kartelën tuaj ekzistuese nga NLB Banka. Kthehu lart

 

Kur do të debitohet llogaria ime për blerjet nëpërmjet shërbimit 3D Secure?

Llogaria e juaj do të debitohet në të njëjtën date, sikurse edhe më pare. Kthehu lart

 

A do të duhet të paguaj për shërbimin 3D Secure?

3D Secure është shërbim i cili paguhet në vlerë €1.00, vetëm për aktivizimin fillestar të shërbimit (regjistrim), ndërkaq pagesat e kryera pas aktivizimit/regjistrimit janë falas. Kthehu lart

 

Çka ndodhë kur kartelës time nga NLB Banka i skadon afati i përdorimit ose zëvendësohet me kartelë të re në rast të humbjes apo dëmtimit?

Kur kartelës tuaj i skadon afati i përdorimit ose dëmtohet apo humbet, dhe ju pajiseni me karteles të re, ju do të nevojitet që të bëni përsëri regjistrimin/aktivizimin e shërbimit 3D Secure për kartelën e re. Kthehu lart

Aktivizimi gjatë blerjes

Çka do të thotë aktivizimi gjatë blerjes?

Klientëve të NLB Banka do t’ju kërkohet që ta aktivizojnë shërbimin 3D Secure kur kryejnë blerje tek shitësit online. Procesi i aktivizimit është i thjeshtë dhe i shpejtë dhe bëhet vetëm njëherë – krejt çka nevojitet për të bërë është të verifikoni identitetin tuaj duke shtypur disa informatat identifikuese dhe pastaj krijon fjalëkalimin tënd për 3D Secure të cilin ju do ta shënoni në të ardhmen kur do t’ju kërkohet gjatë blerjes online.

Ju lutem sigurohuni që ti lexoni dhe të pajtoheni me Afatet dhe Kushtet, pasiqë aktivizimi i 3D Secure shërbimit nënkupton se ju e keni bërë një gjë të tillë. Kthehu lart

 

Çfarë lloje të kartelave mund ti aktivizoj në shërbimin 3D Secure?

Ju mund të aktivizoni për shërbimin 3D Secure të gjitha llojet e kartelave në pronësi tuaj dhe të lëshuara nga NLB Banka. Kthehu lart

 

Pse duhet të ofroj informatat personale gjatë aktivizimit?

Informatat personale që ju i ofroni do të përdoren si një masë sigurie për tu siguruar që ju jeni përdoruesi legjitim. Informacioni që ju ofroni verifikohet kundrejt të dhënave të ruajtura në bazën e të dhënave tek NLB Banka. Ky informacion nuk përcjellet tek tregtari online. Kthehu lart

 

A do të mund të përdori fjalëkalimin e njëjtë të shërbimit 3D Secure për të gjitha kartelat e NLB Banka që i kam në pronësi?

Jo. Kur ju aktivizoni shërbimin 3D Secure në NLB Banka ju do të krijoni fjalëkalimin personal të shërbimit 3D Secure për secilën kartelë ndaras, varësisht se cilën kartelë jeni duke e përdorur për ta kryer blerjen. Ju mund të përzgjedhni fjalëkalimin e njëjtë mirëpo për çdo kartelë do të duhet ta aktivizoni shërbimin ndaras. Ju do të nevojitet të zgjedhni fjalëkalimin të përbërë nga 8-15 karaktere dhe që përmban së paku një numër dhe një shkronjë. Ju nuk do të mund të përdorni fjalëkalimin që e keni përdorur në të kaluarën. Ne rekomandojmë që të përzgjedhni fjalëkalimin për 3D Secure të cilin ju do ta mbani lehtësisht në mend dhe që të tjerët nuk do ta kenë të lehtë për ta zbuluar. Ju duhet që ta mbani fjalëkalimin e juaj sekret, dhe të ndërmerrni masat e nevojshme që dikush tjetër të mos mund ta mësoj dhe ta përdor atë. Kthehu lart

 

A do ta kem mundësinë që mos ta aktivizoj shërbimin 3D Secure?

Klientët mund të zgjedhin që mos ta aktivizojnë shërbimin 3D Secure duke klikuar në ikonën “X” në këndin e djathtë të sipërm të pop-up faqes. Mirëpo, shërbimi 3D Secure do të bëhet obligativ për të gjithë klientët që dëshirojnë të blejnë mallra apo shërbime online dhe mos aktivizimi i shërbimit 3D Secure do të rezulton në refuzimin e transakcionit online. Kthehu lart

 

Çka është Mesazhi Personal?

Mesazhi Personal është teksti që ju përzgjedhni gjatë aktivizimit të shërbimit. Ky tekst duhet të jetë personal, mirëpo jo sekret. Kur shfaqet dëftesa 3D Secure online, çdo herë shiko a është shfaqur edhe Mesazhi Personal para se ju të vendosni fjalëkalimin e juaj të 3D Secure, që të siguroheni se jeni duke përdorur faqen autentike të NLB Banka 3D Secure shërbimit. Ju lutem vini re – ju nuk mund të përzgjedhni Mesazh Personal që është identike me fjalëkalimin e shërbimit 3D Secure. Fjalëkalimi i juaj 3D Secure duhet të mbahet sekret, përderisa Mesazhi Personal do të shfaqet në dëftesë. Kthehu lart

 

Unë kam aktivizuar shërbimin 3D Secure. A do të mund ta aktivizoj edhe kartelën e personit të autorizuar?

Personat e Autorizuar do të udhëzohen gjithashtu ta aktivizojnë shërbimin 3D Secure kur përdorin kartelën për të shpenzuar online. Ata do të ndjekin të njëjtin proces të aktivizimit dhe do të krijojnë fjalëkalimin e vetë 3D Secure. Personat e autorizuar duhet të vendosin datën e lindjes të vetën. Kthehu lart

 

Çka është Numri 3-Shifror i Sigurisë?

Numri 3-Shifror i Sigurisë janë tre numrat e fundit që janë të shtypura në pjesën e pasme të kartelës tuaj. Ato përdoren si një masë shtesë e sigurisë që vërtetojnë se kartela që aktivizohet është në posedim tuaj aktual. Kthehu lart

 

Çfarë duhet të bëjë në rast se hasi në problem gjatë aktivizimit të shërbimit 3D Secure?

Ju lutem kontaktoni Shërbimin për Klient të NLB Banka në telefonin 038 240 230 100. Ne do të jemi në dispozicionin e juaj për t’ju asistuar në rast të problemit dhe të përgjigjemi në pyetjet që ju do të mund të keni. Kthehu lart

 

Blerje me 3D Secure

Si mund të shpenzojë online me 3D Secure?

Shërbimi 3D Secure është një shërbim automatik që ofrohet gjatë procesit të përfundimit të transakcionit online. Në fund të transakcionit, 3D Secure nga NLB Banka do të lëshoj një dëftesë përfshirë detajet e blerjes aktuale, siq janë emri i webfaqes, vlera e blerjes dhe data. Ju do të nënshkruani dëftesën duke përdor fjalëkalimin tuaj të 3D Secure dhe kur të shtypni butonin ‘Dërgo’ do të përfundoni blerjen. Pa fjalëkalimin tuaj 3D Secure, blerja nuk do të mund të përfundohet me sukses.

Dëftesa do të mbajë logon e NLB Banka si dhe do të mbajë gjithashtu edhe njërën nga logot ose të MasterCard SecureCode ose të Verified by Visa, varësisht se cilën kartelë jeni duke e përdorur. Kthehu lart

 

Ku mund të shpenzojë online me 3D Secure?

Aktualisht janë më shumë se 350,000 tregtarë online në mbarë botën që marrin pjesë në shërbimin 3D Secure. Kthehu lart

 

Çka duhet të bëj në qoftë se kryej blerje online, por faqja 3D Secure nuk shfaqet?

Së pari duhet kontrolluar se a është tregtari online pjesë e skemës 3D Secure – shiko për MasterCard SecureCode ose Verified by Visa logon. Në rast se tregtari online është pjesë e skemës 3D Secure, kontakto me departamentin e shërbimit për klient te tij. Kthehu lart

 

Çka duhet të bëj në qoftë se shpenzojë online, por dëftesa 3D Secure nuk shfaqet?

Së pari duhet kontrolluar se a është tregtari online pjesë e skemës 3D Secure – shiko për MasterCard SecureCode ose Verified by Visa logon. Në rast se tregtari online është pjesë e skemës 3D Secure, kontakto me departamentin e shërbimit për klient te tij. Kthehu lart

 

A mund të shpenzojë tek shitësit online që nuk janë pjesë e shërbimit 3D Secure?

Po. Mirëpo ju nuk do të mundeni të përdorni shërbimin 3D Secure. Për të përfunduar blerjen online me këta tregtarë, thjeshtë vetëm ndjek procesin e zakonshëm të blerjes online. Kthehu lart

 

Kam harruar fjalëkalimin tim të shërbimit 3D Secure. Çfarë duhet të bëj?

Në këtë rast ndjek procesin e zakonshëm të blerjes dhe kur paraqitet dëftesa 3D Secure ku kërkohet fjalëkalimi juaj 3D Secure përzgjedh opcionin ‘Kam harruar fjalëkalimin’ që ju paraqitet në monitor. Ju fillimisht do të duhet të verifikoheni për identitetin e juaj duke dhënë disa informata identifikuese, dhe pastaj ju do të mundeni të krijoni fjalëkalimin e ri 3D Secure. Kthehu lart

 

Shërbimi i im 3D Secure është bllokuar – çfarë duhet të bëj?

Në këtë rast ju lutemi të thërrisni Shërbimin për Klient të NLB Banka në numrin 038 240 230 100 për të zhbllokuar shërbimin e juaj 3D Secure. Pasiqë shërbimi i juaj 3D Secure është zhbllokuar, ju do të mundeni menjëherë online gjatë procesit të blerjes ta aktivizoni shërbimin dhe të krijoni fjalëkalimin e ri për 3D Secure. Kthehu lart

 

Nuk e shoh Mesazhin tim Personal në dëftesë. Çfarë duhet të bëj?

Nëse ju keni në pronësi kredit kartelën MasterCard ose Visa dhe keni krijuar një Mesazh Personal, ajo duhet të shfaqet në monitor. Në rast se Mesazhi i juaj Personale nuk shfaqet në monitor, ju lutemi mos shtypni fjalëkalimin e juaj 3D Secure dhe kontaktoni menjëherë me shërbimin për klientë në numrin 038 240 230 100.

Në çdo rast të blerjes online shikoni që Mesazhi Personale të shfaqet para se ju të shtypni fjalëkalimin e juaj 3D Secure. Kthehu lart

 

Mesazhi Personal në dëftesë nuk është e imja. Çfarë duhet të bëj?

Çdo herë shikoni për Mesazhin tuaj Personal para se të shtypni fjalëkalimin e juaj 3D Secure. Në rast se në monitor shfaqet Mesazhi Personal që nuk është i juaj, ju lutemi mos shtypni fjalëkalimin dhe kontaktoni menjëherë me shërbimin për klientë në numrin 038 240 230 100. Kthehu lart