Ftesë për ofertim

Sigurimi i parave, pronës dhe veturave të Bankës


Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për sigurimin e parave, pronës dhe veturave të Bankës.

Kërkesat minimale për ofertim janë:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit,
  • Certifikata e regjistrimit fiskal,
  • Licenca për kryerjen e veprimtarisë,
  • Çmimet duhet të jenë të kotuara në euro,
  • Çmimet duhet të jenë me TVSh për secilin produkt, si dhe
  • Referenca që konfirmojnë ofrimin e suksesshëm të shërbimeve të kërkuara në dosjen e tenderit.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Informatat e nevojshme për tenderin dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a. në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti nr.124 (Zyra e Prokurimit) ose përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042.

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. Ukshin Hoti nr.124. Prishtinë, deri më 15.02.2017, ora 16:00, me shënimin: “Sigurimi i parave, pronës dhe veturave të bankës”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

February 1, 2017