Ftesë për ofertim

Për servisimin, mirëmbajtjen e rregullt, mbushjen dhe furnizimin me aparate kundër zjarrit dhe kontrollin, shqyrtimin e presionit dhe rrjedhës së ujit në rrjetin e hidrantëve të zjarrit.


Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për ‘’servisimin, mirëmbajtjen e rregullt, mbushjen dhe furnizimin me aparate kundër zjarrit dhe kontrollin, shqyrtimin  e presionit dhe rrjedhës së ujit në rrjetin e didrantëve të zjarrit’’.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit,
  • Certifikata e regjistrimit fiskal,
  • Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara me kontrata,
  • Dëshmi mbi staf të kualifikuar për kryerjen e punëve të kërkuara,
  • Të gjitha çmimet duhet të jenë të kotuar në €,
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja.

Informatat e nevojshme për tenderim dhe dokumentacionin mund ta merrni në Zyrën Qendrore të NLB Banka sh.a. me seli në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti nr.124  (Zyra e Prokurimit) ose përmes postës elektronike  prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. Ukshin Hoti nr.124, Prishtinë, deri më 02.06.2017, ora 16:00, me shënimin: ‘’Për servisimin, mirëmbajtjen e rregullt, mbushjen dhe furnizimin me aparate kundër zjarrit dhe kontrollin, shqyrtimin e presionit dhe rrjedhës së ujit në rrjetin e hidrantëve të zjarrit’’.

 

May 26, 2017