Ftesë për ofertim

Për servisimin,mirëmbajtjen e rregullt,mbushjen dhe furnizimin me aparate kundër zjarrit dhe kontrollin,shqyrtimin e presionit dhe rrjedhës së ujit në rrjetin e hidrantëve të zjarrit.


Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për ‘’servisimin,mirëmbajtjen e rregullt,mbushjen dhe furnizimin me aparate kundër zjarrit dhe kontrollin,shqyrtimin e presionit dhe rrjedhës së ujit në rrjetin e didrantëve të zjarrit’’.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

• Certifikata e regjistrimit të biznesit,
• Certifikata e regjistrimit fiskal,
• Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara me kontrata,
• Dëshmi mbi staf të kualifikuar për kryerjen e punëve të kërkuara,
• Të gjitha çmimet duhet të jenë të kotuar në €,
• Në çmim të përfshihet TVSH-ja.

Informatat e nevojshme për tenderim dhe dokumentacionin mund ta merrni në Zyrën Qendrore të NLB Banka sh.a. me seli në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti nr.124 (Zyra e Prokurimit) ose përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. Ukshin Hoti nr.124, Prishtinë, deri më 13.06.2017, ora 16:00, me shënimin: ‘’Për servisimin,mirëmbajtjen e rregullt,mbushjen dhe furnizimin me aparate kundër zjarrit dhe kontrollin,shqyrtimin e presionit dhe rrjedhës së ujit në rrjetin e hidrantëve të zjarrit’’.

www.nlb-kos.com

June 6, 2017