Ankand Publik

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E ANKANDIT TË PARË PUBLIK


NLB Prishtina i njofton të gjitha subjektet fizike dhe juridike të interesuara mbi shpalljën e ankandit të parë publik nga Gjykata Themelore e në Peje për shitjën e palujtshmërisë së debitorit N.T.P.SH. “Slovenija Comerc” me seli në Pejë që e përfaqëson Qazim Muçaj nga Peja.

Ankandi i parë publik, shpallët sipas Konkluzës mbi shitjën e parë publike për lëndën      E. Nr. 702/12 të datës 18.01.2016 të Gjykatës Themelore në Pejë, me të cilën është caktuar shitja e palujtshmërisë së evidentuar sipas Fletës Poseduese Nr. 2441 dhe 2448, ZK Pejë, respektivisht ngastrat kadastrale nr. 4319/32 dhe 4319/37, me kulturë shtëpi dhe oborr në sipërfaqe të terësishme prej 0.03.12 ha e vlerësuar në shumë prej €198.400.

Palujtshmëria në këtë ankand të parë publik mund të shitet edhe më lirë por jo më pak se 80% e çmimit të vlerësuar dhe poashtu mund shitet edhe nësë ankand merrë pjesë vetëm një ofertues.

Seanca për shitje do të mbahet në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Pejë më datën 18.02.2016 në orën 10,00  në zyren Nr. 43.

Personat e interesuar juridik dhe fizik të cilët ofertojnë, duhët të paguajnë €5.000 në depozitin e Gjykatës Themelore në Pejë ose në Bankën NLB Prishtina në xhirollogarinë: 17 000 000 0000 5696.

Pjesëmarrësve të pasukses’shëm i’u kthehët shuma e depozituar, menjëherë pas përfundimit të ankandit publik.

Ky njoftim publikohet në tabelën e shpalljeve të Gjykatës Themelore në Pejë, filialave të NLB Prishtina si dhe në shtypin ditor.

aaa

February 4, 2016