Ankand Publik

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E ANKANDIT TË TRETË PUBLIK


NLB Prishtina i njofton të gjitha subjektet fizike dhe juridike të interesuara për shpalljen e ankandit të tretë publik për shitjen e palujtshmërisë së hipotekuar, për shkak të mospagesës së borxhit kreditor të debitorëve vijues:

  1. NPSH. “Burimi Ser-Stihl”, me seli në Prizren, Rr. “Gjeravica”, nr. 6, që e përfaqëson pronari Ymer Tafaj nga e njejta adresë;
  2. Burim Tafaj nga Prizreni, Rr. “Gjeravica”, nr. 6;
  3. Ymer Tafaj nga Prizreni, Rr. “Gjeravica”, nr. 6 dhe
  4. NPSH. “Termoteknika”, me seli në Prizren, Rr. “Treveza”, nr. 18, që e përfaqëson pronari Naim Beqiraj nga Prizreni nga e njëjta adresë.

Ankandi i tretë publik, shpallet sipas Konkluzionit P.nr. 57/2015 të Përmbaruesit Enis Hoxha, i emëruar për territorin e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilën është caktuar shitja e palujtshmërisë sipas çertifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme nr. 47, evidentohet në ngastrën kadastrale  00981-0 ZK Grejkoc, me kulturë arë, në sipërfaqe prej 00.68.82 ha në vendin e quajtur “Gurinë Bucina Poshtër”.

Paluajtshmëria është e vleresuar në shumë prej €51.350.40 mirëpo, në këtë ankand të tretë publik, mund të shitet edhe më lirë, por jo më pak se 17,116.80 €uro.

Palujtshmëria mund të shitet edhe nëse në ankand publik merrë pjesë vetëm një ofertues.

Seanca për shitje do të mbahet në zyrën e Përmbaruesit Enis Hoxha në Prizren, Rr. “De Rada” nr. 4, me datën 22 shkurt 2016, me fillim në orën 10:00.

Personat e interesuar juridik dhe fizik të cilët ofertojnë, duhët ta deponojnë 10% të çmimit të ofertuar në xhirollogarinë e ankandeve publike të Përmbaruesit Enis Hoxha  nr. 2028000099213894, në TEB.

Pjesëmarrësve të pasukses’shëm i’u kthehet shuma e depozituar, menjëherë pas përfundimit të ankandit publik.

Ky njoftim publikohet në tabelën e shpalljeve të Zyrës Përmbarimore, filialave të NLB Prishtinës si dhe në shtypin ditor.

February 10, 2016