Ankand Publik – N.T.P.SH. “Sllovenija Comerc”

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E ANKANDIT TË DYTË PUBLIK


NLB Prishtina i njofton të gjitha subjektet fizike dhe juridike të interesuara mbi shpalljen e ankandit të dytë publik nga Gjykata Themelore në Peje për shitjën e palujtshmërisë së debitorit N.T.P.SH. “Sllovenija Comerc” me seli në Pejë që e përfaqëson Qazim Muçaj nga Peja.

Ankandi i dytë publik, shpallet sipas Konkluzionit E. Nr. 702/12 i datës 18.02.2016 të Gjykatës Themelore në Pejë, me të cilën është caktuar shitja e palujtshmërisë së evidentuar sipas Fletës Poseduese Nr. 2441 dhe 2448, ZK Pejë, respektivisht ngastrat kadastrale nr. 4319/32 dhe 4319/37, me kulturë shtëpi dhe oborr në sipërfaqe të terësishme prej 0.03.12 ha.

Çmimi fillestar i shtijes është 198.400.00 €uro.

Seanca për shitje do të mbahet në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Pejë më datën 18.03.2016 në orën 10:00.

Përsonat e interesuar juridik dhe fizik të cilët ofertojnë, duhet të paguajnë €5.000 në depozitin e Gjykatës Themelore në Pejë ose në Bankën NLB Prishtina në xhirollogarinë: 17 000 000 0000 5696.

Pjesëmarrësve të pasukses’shëm i’u kthehet shuma e depozituar, menjëherë pas përfundimit të ankandit publik.

Ky njoftim publikohët në tabelën e shpalljeve të Gjykatës Themelore në Pejë, filialave të NLB Prishtina si dhe në shtypin ditor.

a

March 9, 2016