Ankand Publik

NLB Prishtina i njofton të gjitha subjektet fizike dhe juridike të interesuara për shpalljen e ankandit të dytë publik për shitjen e palujtshmërisë së hipotekuar.


NLB Prishtina i njofton të gjitha subjektet fizike dhe juridike të interesuara për shpalljen e ankandit të dytë publik për shitjen e palujtshmërisë së hipotekuar, për shkak të mospagesës së borxhit kreditor të debitorëve vijues:

  1. D.P.T. “Dielli-CMM” me seli në Gjakovë, Rr. Nëna Terezë nr.179/A, që e përfaqëson Can Maloku nga Gjakova, Rr. “Bashkim Idrizi” nr.16,
  2. Suzana Maloku nga Gjakova, Rr. “Bashkim Idrizi” nr.16,
  3. Can Maloku nga Gjakova, Rr. “Bashkim Idrizi” nr.16 dhe
  4. D.P.T. “Tabaku” me seli në Gjakovë, Rr. “Sadik Stavileci” p.n. që e përfaqëson Luan Tabaku nga Gjakova me adresë të njejtë.

Ankandi i parë publik, shpallët sipas Konkluzionit P.nr. 919/14 të datës 22.02.2016 nga Përmbaruesi Gjokë Radi, i emëruar për territorin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, me të cilin është caktuar shitja e paluajtshmerisë së debitorit të tretë Can Maloku  nga Gjakova,   që evidentohet ne Regjistrin e të drejtave të pronës së palujtëshme me certifikaten         nr. UL-70705028-01327 ZK Gjakovë-Blloku i Ri, me kulturë shtëpi në sipërfaqe prej 100 m2 dhe oborr në sipërfaqe prej 157 m²; totali i sipërfaqes së përgjithëshme prej 257 m².

Çmimi fillestar i shitjes është €77,100.00

Palujtshmëria që eshtë në shitje në këtë ankand të parë publik, mund të shitet edhe më lirë, por jo më pak se 50% e çmimit fillestar të shitjes.

Palujtshmëria mund të shitet edhe nëse në ankand publik merrë pjesë vetëm një ofertues.

Seanca për shitje do të mbahët në zyrën e Përmbaruesit, Gjokë Radi në Gjakovë,          Rr. Nënë Tereza” p.n., me datën 23 mars 2016, me fillim në orën 11:00.

Përsonat e interesuar juridik dhe fizik të cilët ofertojnë, duhët të paguajnë si depozitim i paradhënjës në shumë prej €5.000 në xhirollogarinë e ankandeve publike të Përmbaruesit Privat, Gjokë Radi.

Pjesëmarrësve të pasukses’shëm i’u kthehet shuma e depozituar, menjëherë pas përfundimit të ankandit publik.

Ky njoftim publikohet në tabelën e shpalljeve të Zyrës Përmbarimore, filialave të NLB Prishtinës si dhe në shtypin ditor.

March 15, 2016