Ankand Publik

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E ANKANDIT TË PARË PUBLIK


Kreditori NLB Banka i njofton të gjitha subjektet e interesuara se Zyra Përmbarimore “Res-Lege” sh.p.k., e shpallë ankandin e parë publik për shitjen e patundshmërisë për shkak të borxhit kreditor të debitorëve:

  1. N.T.P. “Al – Dizajn”, me seli në Prishtinë, Rr. “Veternik”, p.n., me nr. të biznesit 70159093 që e përfaqëson pronari Musah Isufi me numër personal 0404974742512 dhe adresë, rruga kryesore për Hajvali, 300 metra nga objekti “Gorenje”;
  2. Musah Isufi nga Prishtina, me adrese, rruga kryesore për Hajvali, 300 metra nga objekti “Gorenje”;
  3. Vasuf Isufi nga Fushë Kosova, Rr. “Aziz Zhilivoda”, p.n., me numër personal 1030274853 dhe
  4. N.T.P. “Bleri”, me seli në Prishtinë, Rr. “Dardania SU/7 Hyrja II nr.2 me numer të biznesit 70136491që e përfaqëson pronari Blerim Qerimi nga Presheva me banim në Prishtinë, Rr. “Dardania”, SU 1/7, Hyrja II, nr. 2 me numër personal 0103961742947.

Ankandi i parë publik shpallët sipas Konkluzionit të Zyrës Përmbarimore “Res-Lege” sh.p.k., P.nr. 24/2016, i datës 15.04.2016 me të cilën është caktuar shitja e hipotekës  vijuese:

Palujtshmëria që sipas çertifikatës mbi të drejtat e pronës, evidentohet në ngastrën kadastrale nr. 423-7, ZK Çakllavicë, me kulturë arë e klasit të 4-të dhe sipërfaqe prej 377 m².

Palujtshmëria gjindet në rrugën kryesore, respektivisht magjistralen Prishtinë-Gjilan, 300 metra nga objektit “Gorenje”.

Palujtshmëria është e vlerësuar në shumë prej €267,750.00

Në këtë ankand të parë publik palujtshmëria mund të shitet edhe më lirë, por jo më pak 80% e shumës së vlerësuar.

Palujtshmëria mund të shitet edhe nëse në ankand publik merrë pjesë vetëm një ofertues.

Shitja publike e hipotekës mbahët më datën 19 Maj 2016, në orën 11:00 në objektin e zyrës përmbarimore “Res-Lege” sh.p.k., në Prishtinë, Rr. “28 Nëntori” Nr. 74, (te lokalet në afërsi të Postës së Kosovës).

Personat e interesuar juridik dhe fizik të cilët ofertojnë, duhet të deponojnë €5.000 në xhirollogarinë e Zyrës Përmbarimore “Res-Lege” sh.p.k., në NLB Banka nr. 17-010010125390.

Pjesëmarrësve të pasukses’shëm i’u kthehët shuma e depozituar, menjëherë pas përfundimit të ankandit publik.

Ky njoftim publikohet në tabelën e shpalljeve të Zyrës Përmbarimore “Res-Lege” sh.p.k., filialave të NLB-Banka si dhe në shtypin ditor.

April 20, 2016