Ankand Publik

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E ANKANDIT TË PARË PUBLIK


NLB Banka i njofton të gjitha subjektet e interesuara se Zyra Përmbarimore “VaisLaw”, e shpallë ankandin e parë publik për shitjen e patundshmërisë për shkak të borxhit kreditor të debitorëve:

  1. “Italmoda” sh.p.k., me seli në Prishtinë, Bulevardi Nëna Terezë, me nr. të biznesit 70113278, që e përfaqëson Ridvan Jusufi nga Prishtina, Rr. “Agim Ramadani”, nr. 30/7, me nr. personal 1015631321;
  2. Ridvan Jusufi nga Prishtina, Rr. “Agim Ramadani” nr. 30/7, me nr. personal 1015631321;
  3. Vjollca Mula – Jusufi nga Prishtina, Rr. “Agim ramadani”, nr. 30/7 me nr. personal 1015631330 dhe
  4. Eroll Jusufi nga Prishtina, Rr. “Xhemi Shia”, pn me nr. personal 1000304260.

Ankandi i parë publik shpallet sipas Konkluzionit të Zyrës Përmbarimore “VaisLaw”, P.nr. 49/16, i datës 14.04.2016 me të cilën është caktuar shitja e hipotekave  vijuese:

Parcela nr. 49 ZK Hajvali, kulturë mal, me sipërfaqe prej 11629 m², çmimi i fillestar €149,600.00.

dhe parcela nr. 790/10 ZK Çagllavicë, kulturë arë, me sipërfaqe prej 300 m², çmimi i fillestar €151,177.00.

Në këtë ankand të parë publik, palujtshmëria mund të shitet edhe më lirë, por jo më pak 80% e çmimit fillestar.

Palujtshmëria mund të shitet edhe nëse në ankand publik merrë pjesë vetëm një ofertues.

Shitja publike e hipotekës mbahët më datën 16 maj 2016, në orën 10:00 në objektin e zyrës përmbarimore “VaisLaw”, Zona Industriale-Veternik p.n., 10000-Prishtinë, (përmballë ndërtesës “Gorenje”, magjistralja Prishtinë-Gjilan).

Personat e interesuar juridik dhe fizik të cilët ofertojnë, duhet të deponojnë €5.000 në xhirollogarinë e Zyrës Përmbarimore “VaisLaw”.

Pjesëmarrësve të pasukses’shëm i’u kthehet shuma e depozituar, menjëherë pas përfundimit të ankandit publik.

Ky njoftim publikohet në tabelën e shpalljeve të Zyrës Përmbarimore “VaisLaw”, filialave të NLB Banka si dhe në shtypin ditor

May 5, 2016