Ankand Publik

ANKAND PUBLIK PËR SHITJEN E MJETEVE THEMELORE


NLB Banka i njofton të gjitha subjektet juridike dhe fizike për shpalljen e ankandit publik për shitjen e mjeteve themelore “Fax, Printer, Fotokopje”.

Dita e shiqimit fizik per mjeteve themelore “Fax, Printer, Fotokopje” që është në shitje, do të bëhet me datën 12.05.2016 prej orës 09:00 – 12:00, në Fushë Kosovë, Rr. „e Prekazit“ Nr. 31, ndërsa shitja publike do të mbahet me datën 12.05.2016 prej orës 13:00 – 15:00, në Prishtinë, Rr. “Ukshin Hoti” nr. 124.

Në ditën e shitjes së mjeteve themelore në fjalë, ofertuesit duhet ti dorëzojnë ofertat e tyre të mbyllura në pliko duke e cekur numrin rendor me çmimin e ofruar dhe oferta më e volitshme do të shpallet blerëse e mjeteve themelore. Plikot e mbyllura duhet të dorëzohen në Zyrën e Protokolimit në katin e dytë te selisë qendrore të NLB Banka në Prishtinë, Rr. “Ukshin Hoti” nr. 124.

Mjeteve themelore “Fax, Printer, Fotokopje” do të shiten sipas mënyres “AS IS”  dhe çdo lloj reklamacioni i mëvonshëm nuk do të mirret në shqyrtim.

Dokumentacionin për mjete themelore “Fax, Printer, Fotokopje” që janë në shitje përmes këtij ankandi publik, mund ta kërkoni përmes e-mail adresës prokurimi@nlb-kos.com

May 7, 2016