Ankand Publik

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E ANKANDIT TË  DYTË PUBLIK


NLB Banka sh.a. i njofton të gjitha subjektet fizike dhe juridike të interesuara mbi shpalljen e ankandit të dytë publik nga Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec, mbi shitjen e palujtshmërisë për shkak te borxhit te pashlyer te debitorëve:

  1. Masar Dina nga Rahoveci, Rr. “Samir Nurkasa” p.n.
  2. Lindita Dina nga Rahoveci, Rr. “Samir Nurkasa” p.n
  3. Sead Mashuku nga Rahoveci, Rr. “Abdullah Bugari” p.n.
  4. NTP “Adea” me seli në Rahovec, Rr. “Abdullah Bugari” p.n., që e përfaqëson Sead Durguti nga Rahoveci, në adresë të njëjtë.

Ankandi i dytë publik, shpallet sipas Konkluzionit E. Nr. 999/2012 i datës 14.07.2017 të Gjykatës Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec, me të cilën është caktuar shitja e palujtshmërisë që evidentohet si ngastër kadastrale nr. 4596/02, me kulturë, shtëpi me oborr, me sip. 0.08.40 ha, të regjistruara në certifikatën e pronësisë Ul-71510057-05253.

Çmimi fillestar i shtijës është 8.480 €uro

Seanca për shitje do të mbahet në ndërtesën e Gjykatës në Rahovec, zyra nr. 29, më datën 15 gusht në orën 11:00.

Personat e interesuar juridik dhe fizik të cilët ofertojnë, duhet të paguajnë 10% te çmimit në depozitin e Gjykatës Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec ose në NLB Banka në xhirollogarinë: 17 000 000 0000 5696.

Pjesëmarrësve të pasuksesshëm i’u kthehet shuma e depozituar, menjëherë pas përfundimit të ankandit publik.

Ky njoftim publikohet në tabelën e shpalljeve të Gjykatës Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec, filialeve të NLB Bankës si dhe në shtypin ditor.

August 9, 2017