Ankand Publik – N.T.P. “SKF-FAG”

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E ANKANDIT TË DYTË PUBLIK


NLB Prishtina i njofton të gjitha subjektet fizike dhe juridike të interesuara mbi shpalljen e ankandit të dytë publik nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për shitjen e palujtshmërive të debitorit N.T.P. “SKF-FAG”, me seli në fshatin Hallaq i Vogël, Komuna e Lipjanit, Rr. “Gjergj Fishta”, p.n., që e përfaqëson Ramadan Hajrizi dhe hipotekëlënësi, Jashar Hajrizi, që të dy nga fshati Hallaq i Vogël, Komuna e Lipjanit.

Ankandi i dytë publik, shpallet sipas Konkluzionit të Gjykatës në Lipjan E.nr. 29/2006 të datës 8.II.2016, për shitjën e dytë publike të palujtshmërive vijuese:

Objekti që gjindet në fshatin Hallaq i Vogël, Komuna e Lipjanit, respektivisht ngastrat kadastrale nr.95/1 dhe 96/3, me kulturë oborr dhe tokë e klasit të III-të, në sipërfaqe prej 0,51.75 ha, në vendin e quajtur “Bregu i Sitnicës” ZK-Hallaq i Vogël dhe Ngastra kadastrale 38/1, në vendin e quajtur “Ravnica kod Sitnice” ZK-Hallaq i Vogël, KK-Lipjan, me kulturë livadh-tokë e klasit të III-të në sipërfaqe prej 0,32.19 ha.

Çmimi fillelstar i shitjes është: €895,283.00

Ngastrat mund të shiten edhe veçmas, ndërsa në këtë ankand të dytë publik, çmimi i tyre është 50% më lirë se sa janë të vlerësuara.

Palujtshmëritë mund të shiten edhe nëse në ankand publik merrë pjesë vetëm një ofertues.

Seanca për shitjen e dytë publike do të mbahet në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan më datën 11.03.2016 në orën 10:00.

Përsonat e interesuar juridik dhe fizik të cilët ofertojnë, duhet të paguajnë €5.000 në depozitin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan ose në NLB Prishtina në xhirollogarinë: 17 000 000 0000 5696.

Pjesëmarrësit që nuk kanë sukses ju kthehet shuma e depozituar, menjëherë pas përfundimit të ankandit publik.

Ky njoftim publikohet në tabelën e shpalljeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan, filialave të NLB Prishtinës si dhe në shtypin ditor.

March 9, 2016