Ankand Publik

ANKAND PUBLIK PËR SHITJEN E MJETEVE THEMELORE


NLB Banka i njofton të gjitha subjektet juridike dhe fizike për shpalljen e ankandit publik për shitjen e veturave:

  1. Shkoda “Fabia Classik 1.2” viti i prodhimit 2004 – Çmimi fillestar 1,500.00 euro
  2. Shkoda “Fabia 1.9 Tdi” viti i prodhimit 2004 – Çmimi fillestar 1,500.00 euro
  3. VW Polo ‘’1.2” viti i prodhimit 2005, – Çmimi fillestar 1,500.00 euro
  4. Renault ‘’Thalia 1.4 viti i prodhimit 2002 – Çmimi fillestar 1,900.00 euro
  5. Renault ‘’Clio 1.2’’ viti i prodhimit 2002 – Çmimi fillestar 1,900.00 euro, si dhe mbishkrimet e punuara nga materiali INOX dhe plexi glass me dimensione 50cm dhe 70 cm dhe plexi glass me dimensione 150 x 1000 cm me çmim fillestar 4,800.00 euro.

Dita e shiqimit fizik për mjeteve themelore në shitje, do të bëhet me datën 22.07.2016 prej orës 09:00 – 12:00, në Fushë Kosovë, Rr. „e Prekazit“ Nr. 31, ndërsa shitja publike do të mbahet me datën 22.07.2016 prej orës 13:00 – 15:00, në Prishtinë, Rr. “Ukshin Hoti” nr. 124.

Në ditën e shitjes së mjeteve themelore në fjalë, ofertuesit duhet ti dorëzojnë ofertat e tyre të mbyllura në pliko duke e cekur numrin rendor me çmimin e ofruar dhe oferta më e volitshme do të shpallet blerëse e mjeteve themelore. Plikot e mbyllura duhet të dorëzohen në Zyrën e Protokolimit në katin e dytë te selisë qendrore të NLB Banka në Prishtinë, Rr. “Ukshin Hoti” nr. 124.

Mjeteve themelore të lartëpërmendura do të shiten sipas mënyrës “AS IS”  dhe çdo lloj reklamacioni i mëvonshëm nuk do të merret në shqyrtim.

Dokumentacionin për mjete themelore që janë në shitje përmes këtij ankandi publik, mund ta kërkoni përmes e-mail adresës prokurimi@nlb-kos.com

July 20, 2016