Financimi i kërkesave për mjete qarkulluese


Kredi për Kapital Qarkullues

Tashmë keni hartuar planin e investimit? Jeni unik dhe kreativ në treg por ju mungon kapitali qarkullues për ta realizuar idenë?NLB Banka mund t’ju ofroj kredi për Kapital qarkullues me afat kthimi deri 36 muaj, me këste mujore të kthimit të kredisë.

Mbitërheqja

NLB Banka ka dizajnuar Mbitërheqjen ekskluzivisht për të gjithë ju që ju nevojiten mjetet në afate të shkurtëra kohore.

Tërhiqni shumën që ju nevojitet nga llogaria rrjedhëse e biznesit tuaj; paguani kamatë vetëm për aq kohë sa shfrytëzoni mjetet; bëni pagesa dhe transfere përmes llogarisë në NLB Banka së paku 10 herë më shumë se sa shuma e lejuar e Mbitërheqjes brenda vitit; shuma e Mbitërheqjes duhet të kthehet në zero brenda periudhës së shfrytëzimit.

Linja kreditore

Linja kreditore është e ngjashme me mbitërheqjen. NLB Banka për ju krijon fonde të posaçme të linjës kreditore! Ju duhet të paguani interes vetëm për aq kohë sa i shfrytëzoni mjetet,bëni pagesa dhe transfere përmes llogarisë në NLB Banka së paku 5 herë më shumë se sa shuma e lejuar e kredisë suazore brenda vitit, dhe të ktheni shumën e tërësishme (në zero) brenda periudhës së shfrytezimit.

Nëse ju kërkoni 100.000 € në llogarinë tuaj suazore dhe shfrytëzoni vetëm gjysmën e shumës të cilën e ktheni brenda dy ditëve, ju do të paguani interes vetëm për dy ditë për shumën 50.000 €.

Nëse mjetet kthehen brenda ditës, ju nuk i detyroheni NLB Banka-s interes fare.

June 3, 2015