Ftesë për ofertim

Për furnizim me pajisje të teknologjisë informative


Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për furnizim  me pajisje të teknologjisë informative.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit,
  • Çertifikatën e regjistrimit fiskal,
  • Autorizimi nga prodhuesi për shitjen e pajisjeve
  • Kompania duhet të ketë referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara me kontrata
  • Çmimet e kotuara në euro (€)
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja
  • Afati i liferimit dhe
  • Garancioni.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Informatat e nevojshme për tenderim dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a. në Prishtinë, rr. ‘’Ukshin Hoti ‘’, nr.124  (Zyra e Shërbimit për Prokurim dhe Logjistikë).

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042, 043 ose prokurimi@nlb-kos.com

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. “ Ukshin Hoti ”, nr.124 , Prishtinë, deri më 20.12.2016, ora 16:00, me shënimin: “Furnizim me pajisje të teknologjisë informative”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

December 13, 2016