Ftesë për ofertim

Për mirëmbajtjen dhe servisimin e gjeneratorëve


Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a të paraqesin ofertat e tyre për mirëmbajtjen dhe servisimin e gjeneratorëve.

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit,
  • Certifikata e regjistrimit fiskal,
  • Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara me kontrata,
  • Garancioni për punën e kryer,
  • Garancioni për pajisjet,
  • Afati i liferimit të pjesëve,
  • Afati i liferimit të pjesëve (në mungesë të stokut),
  • Afati i intervenimit,
  • Ofertuesi duhet të posedoj pajisjet adekuate dhe logjistikën e nevojshme për shërbimet e lartcekura,
  • Kushtet dhe koha e intervenimit,
  • Çmimet duhet të jenë të kotuara me euro dhe atë ndaras për secilën pjesë të gjeneratorëve,
  • Në çmim duhet të kalkulohet dhe TVSh

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Informatat e nevojshme për tenderin dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a. në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti nr.124 (Zyra e Prokurimit) ose përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042.

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, Rr. “Ukshin Hoti”,nr.124 Prishtinë, deri më 16.01.2017, ora 12:00, me shënimin: “Për mirëmbajtjen dhe servisimin e gjeneratorëve”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

January 11, 2017