Ftesë për ofertim

Objekt afarist në Dardanë


Ftohen të interesuarit që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për objekt afarist në Dardanë, rruga “Adem Jashari”.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

  • Fletën poseduese,
  • Kopjen e planit të objektit,
  • Lejen e ndërtimit të objektit,
  • Çmimi Bruto për m²,
  • Çmimet të kotuara me Euro.

Informatat e nevojshme për tenderim dhe dokumentacionin mund ta merrni në Zyrën Qendrore të NLB Banka  me seli në Prishtinë, Rr. “Ukshin Hoti nr 124” (Zyra për Prokurim dhe Logjistikë), në njësinë e NLB Banka në vendin ku kërkohet objekti  ose përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042.

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, Rr. “Ukshin Hoti” nr.124 Prishtinë, deri më 07.02.2017, ora 16:00, me shënimin: “Objekt Afarist – Dardanë”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

January 31, 2017