Ftesë për ofertim

Për furnizimin me materiale të Marketingut


Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për ‘’Furnizim me materiale të Marketingut ‘’.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit,
  • Certifikata e regjistrimit fiskal,
  • Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara me kontrata,
  • Dëshmi mbi staf të kualifikuar për kryerjen e punëve të kërkuara,
  • Të gjitha çmimet duhet të jenë të kotuar në €,
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Informatat e nevojshme për tenderin dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a. në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti nr.124 (Zyra e Prokurimit) ose përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042.

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. Ukshin Hoti nr.124. Prishtinë, deri më 21.02.2017, ora 16:00, me shënimin: “Furnizimi me materiale të Marketingut”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

February 14, 2017