Ftesë për ofertim

Auditimi i pasqyrave financiare te NLB Banka për vitin afarist 2017


Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për auditimin e pasqyrave financiare per vitin afarist 2017.

Kërkesat minimale për ofertim janë:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit,
  • Certifikata e regjistrimit fiskal,
  • Licenca për kryerjen e veprimtarisë,
  • Çmimet duhet të jenë të kuotuara në euro,
  • Çmimet duhet të jenë me TVSh për secilin produkt, si dhe
  • Referenca që konfirmojnë ofrimin e suksesshëm të shërbimeve të kërkuara në dosjen e tenderit.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Auditimi duhet të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare (IFRS) dhe atyre lokale të kontabilitetit si dhe kërkesave të grupit për paketën raportuese.

Pjesëmarrësit për rezultatin e tenderit do të njoftohen pas aprovimit nga ana e organeve kompetente të Bankës.

Fituesi i tenderit është i obliguar që raportet përfundimtare si dhe letrën e menaxhmentit, t’i përpilojë dhe dorëzojë në gjuhën shqipe dhe angleze në 6 kopje origjinale brenda afatit të caktuar me kontratë.

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042.

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. Ukshin Hoti nr.124. Prishtinë, deri më 03.03.2017, ora 12:00, me shënimin: “Auditimi i jashtëm i NLB Banka”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

February 23, 2017