Ftesë për ofertim

Për furnizim dhe servisim të Kasafortave (Sefa-ve)


Ftohën subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a të paraqesin ofertat e tyre për furnizim dhe servisimin e Kasafortave.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë dokumentacionin shtesë:

  • Certifikatën e regjistrimit te biznesit,
  • Çmimet e kotuara në euro (€),
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja,
  • Autorizimi nga prodhuesi për servisim,
  • Certifikatat e nivelit të sigurisë të kasafortave dhe bravave,
  • Kompania duhet të ofroj garancion për sherbimet e ofruara,
  • Të cekët afati i liferimit për pjesët në rast të nevojës për ndërrim gjatë afatit garantues,
  • Kompania duhet të disponojë personel të trajnuar,
  • Të bashkëngjiten referenca që konfirmojnë ofrimin e suksesshëm të shërbimeve të kërkuara në dosjen e tenderit si dhe dokumentacionin e nevojshëm për TVSH.
  • Afati i liferimit dhe
  • Garancioni

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Informatat e nevojshme për tenderin dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a. në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti nr.124 (Zyra e Prokurimit) ose përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042.

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. Ukshin Hoti nr.124. Prishtinë, deri më 28.03.2017, ora 16:00, me shënimin: “Furnizim dhe servisimin e Kasafortave (Sefa-ve)”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

March 21, 2017