Ftesë për ofertim

Për servisimin dhe mirëmbajtjen e veturave të NLB Banka sh.a.


Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për servisimin dhe mirëmbajtjen e veturave të Bankës.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë dokumentacionin shtesë:

  • Certifikatën e regjistrimit te biznesit,
  • Certifikatën e regjistrimit fiskal,
  • Çmimet e kotuara në euro (€),
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja,
  • Afati i intervenimit dhe
  • Garancioni

Informatat e nevojshme për tenderin dhe dokumentacionin mund ta merrni në Zyrën Qendrore të NLB Banka sh.a. me seli në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti nr.124 (Zyra e Prokurimit) ose përmes postës elektronike  prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. Ukshin Hoti nr.124, Prishtinë, deri më 31.05.2017, ora 16:00 me shënimin: ” Servisimi dhe mirëmbajtja e veturave të Bankës’’.

May 24, 2017