Ftesë për ofertim

Shërbimet e pastrimit


Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a të përgatisni ofertë për ofrimin e shërbimeve të pastrimit, nëpër të gjitha njësitë organizative të Bankës.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë dokumentacionin shtesë:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit,
  • Certifikatën e numrit fiskal,
  • Çmimet e kotuara në euro (€),
  • Çmimi duhet të jetë bruto për punëtorë,
  • Të bashkëngjiten referenca që konfirmojnë ofrimin e suksesshëm të shërbimeve të kërkuara në dosjen e tenderit.

Informatat e nevojshme për tenderim dhe dokumentacionin mund ta merrni në Zyrën Qendrore të NLB Banka sh.a. me seli në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti 124 (Zyra e Prokurimit) ose përmes postës elektronike  prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. Ukshin Hoti 124, Prishtinë, deri më 06.06.2017, ora 16:00, me shënimin për “Shërbime të pastrimit.

May 30, 2017