Ftesë për ofertim

Për furnizimin, servisimin, montimin dhe demontimin e kondicionerëve


Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për furnizimin, servizimin, montimin dhe demontimin e kondicionerëve.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit,
  • Certifikata e regjistrimit fiskal,
  • Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara me kontrata,
  • Dëshmi mbi staf të kualifikuar për kryerjen e punëve të kërkuara,
  • Të gjitha çmimet duhet të jenë të kotuar në €,
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja.

Informatat e nevojshme për tenderin dhe dokumentacionin mund ta merrni në Zyrën Qendrore të NLB Banka sh.a. me seli në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti nr.124 (Zyra e Prokurimit) ose përmes postës elektronike  prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. Ukshin Hoti nr.124, Prishtinë, deri më 29.06.2017, ora 16:00, me shënimin:  ‘’Furnizimi, servisimi, montimi dhe demontimi i kondicionerëve ‘’.

June 22, 2017