Ftesë për ofertim

Mirëmbajtjen, servisimin dhe furnizimin me pjesë rezervë për sistemin e ventilimit, ngrohjes dhe ftohjes.


Ftohen subjektet e interesuara, që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për mirëmbajtjen, servisimin dhe furnizimin me pjesë rezervë për sistemin e ventilimit, ngrohjes dhe ftohjes në objektin qendrorë të NLB Banka.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

• Çertifikata e regjistrimit të biznesit,
• Çertifikata e regjistrimit fiskal,
• Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara me kontrata,
• Dëshmi mbi staf të kualifikuar për kryerjen e punëve të kërkuara,
• Çmimet e kotuara me Euro, dhe
• Në çmim të përfshihet TVSH-ja.

Informatat e nevojshme për tenderin dhe dokumentacionin mund ta merrni në Zyrën Qendrore të NLB Banka sh.a. me seli në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti nr.124 (Zyra e Prokurimit) ose përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. “Ukshin Hoti nr.124, Prishtinë, deri më 25.07.2017, ora 16:00, me shënimin: “Mirëmbajtjen, servisimin dhe furnizimin me pjesë rezervë për sistemin e ventilimit, ngrohjes dhe ftohjes”.

July 18, 2017