Ftesë për ofertim

Për ofrimin e shërbimeve per sigurimin fizik të objekteve, transportin e parave të gatshme dhe dërgesave tjera me vlerë në njësitë organizative të NLB Banka sh.a.


Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për për sigurimin fizik të objekteve, transportin e parave të gatshme (TPG) dhe dërgesave tjera me vlerë në njësitë organizative të NLB Prishtina sh.a (në tekstin në vijim: Banka).

Kushtet minimale për ofertim janë:

• Certifikata regjistrimit të biznesit,
• Licencën për kryerjen e shërbimeve të sigurisë fizike dhe TPG,
• Certifikatat e veturave të TPG-së,
• Certifikatat e punëtorëve të TPG-së,
• Certifikatën e Qendrës së Kontrollit,
• Policën e sigurisë për TPG dhe jobesueshmërinë e punëtorëve,
• Vërtetim (garancion) mbi funksionalitetin e çantave të sigurisë dye-pack,
• Çmimet duhet të jenë në valutën EUR dhe duke përfshirë TVSH-në,
• Prezantimi me shkrim i mbështetjes logjistike, përkatësisht i mundësive për kryerjen e shërbimeve të detyrave të mbrojtjes fizike, transportin e parave të gatshme dhe dërgesave tjera me vlerë në njësitë organizative të Bankës, numri i veturave për intervenime në rast alarmi dhe patrollime mobile,
• Prezentimi me shkrim mbi përvojën, kualifikimet, trajnimet (ndihmës së parë, përdorimit të aparateve kundërzjarrit, përdorimit të armëve për punëtorët e TPG-së) e presonelit të cilët do të jenë të ngarkuar për kryerjen e punëve në Bankë,
• Lista e referencave sipas llojit të punëve të kryera në dy vjetët e fundit për kryerje të njëjtë apo të ngjashme të punëve (nëpër banka, kompani të sigurimeve, Institucione Mikro Financiare),
• Performancat teknike për bartje të parave të gatshme (sipas kushteve të përcaktuara në dokumentin e bashkangjitur),

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Informatat e nevojshme për tenderim dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a. në Prishtinë, rr. ‘’Ukshin Hoti ‘’, nr.124 (Zyra e Shërbimit për Prokurim dhe Logjistikë) ose përmes email adresës prokurimi@nlb-kos.com.

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. “ Ukshin Hoti nr.124 , Prishtinë, deri më 31.07.2017 në orën 16:00 me shënimin: ““SHËRBIMET E SIGURISË FIZIKE dhe TPG 2017”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

Ofertat duhet të jenë të kompletuara.
Ofertuesit duhet t’i përmbahen strikt plotësimit të dokumentacionit (çmimores) të pranuar.

NLB Banka rezervon të drejtën që ofertat e pakompletuara e të paplotësuara sipas formatit të dhënë të mos i merr parasysh për shqyrtim të mëtejmë.

July 18, 2017