Ftesë për ofertim

Për furnizimin, montimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknike për mbrojtje dhe sigurisë në objektet e NLB Banka sh.a.


Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për furnizimin, montimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve teknike për mbrojtje dhe sigurisë në objektet e NLB Banka sh.a. (në tekstin në vijim: Banka).

Kushtet minimale për ofertim janë:

  • Certifikata regjistrimit të biznesit,
  • Emërtimi dhe selia e ofertuesit (të plotësohet Formulari 1).
  • Certifikatat e pajisjeve të ofruara.
  • Prezantimi me shkrim i mbështetjes logjistike, përkatësisht i mundësive për kryerjen e furnizimit, montimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve teknike. Njëkohësisht të prezantojë me shkrim përvojën, kualifikimet, trajnimet e presonelit të cilët do të jenë të ngarkuar për kryerjen e punëve në Bankë.
  • Lista e referencave sipas llojit të kryera në dy vjetët e fundit për kryerje të njëjtë apo të ngjashme të punëve (nëpër banka, kompani të sigurimeve, Institucione Mikro Financiare).
  • Çmimoren (të plotësohen tabelat).

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Informatat e nevojshme për tenderim dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a. në Prishtinë, rr. ‘Ukshin Hoti ‘’, nr.124 (Zyra e Shërbimit për Prokurim dhe Logjistikë) ose përmes  email adresës prokurimi@nlb-kos.com.

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. “Ukshin Hoti”, nr.124, Prishtinë, deri më 10.08.2017 në orën 16:00 me shënimin: “PAJISJE TEKNIKE TË SIGURISË 2017”.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

Ofertuesit duhet t’i përmbahen strikt plotësimit të dokumentacionit (çmimores) të pranuar.

NLB Banka rezervon të drejtën që ofertat e pakompletuara e të paplotësuara sipas formatit të dhënë të mos i merr parasysh për shqyrtim të mëtejmë.

August 3, 2017