Ftesë për ofertim

Për demontimin, montimin dhe transportin e rafteve të Arkivës


Ftohen subjektet e interesuara, që për nevojat e NLB Banka sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për demontimin ,montimin dhe transportin e rafteve të Arkivës.

Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:

  • Çertifikata e regjistrimit të biznesit,
  • Çertifikata e regjistrimit fiskal,
  • Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara me kontrata,
  • Dëshmi mbi staf të kualifikuar për kryerjen e punëve të kërkuara,
  • Çmimet e kotuara me Euro, dhe
  • Në çmim të përfshihet TVSH-ja.

Informatat e nevojshme për tenderin dhe dokumentacionin mund ta merrni në Zyrën Qendrore të NLB Banka sh.a. me seli në Prishtinë, Rr. Ukshin Hoti nr.124 (Zyra e Prokurimit) ose përmes postës elektronike  prokurimi@nlb-kos.com

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042

Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. “Ukshin Hoti nr.124, Prishtinë, deri më 6.10.2017, ora 16:00, me shënimin: “Demontimi ,montimi dhe transporti i rafteve”.

October 3, 2017