Inkaso dokumentare

NLB Banka mbështet klientët e saj në realizimin e aktiviteteve të tyre afariste edhe përmes këtij instrumenti të pagesës, si në rolin e importuesve, duke iu dorëzuar dokumentet për inkaso të dërguar nga Eksportuesi kundrejt pagesës, ashtu edhe në rolin e eksportuesve, duke përcjellur dokumentet e tyre tek Importuesi bashkë me udhëzimet për pagesë.

Në inkasot dokumentare aplikohen rregullat Uniforme për Inkaso, Nr. URC 522, Revizioni 1995.


 

Karakteristikat kyçe të Inkasove Dokumentare

  1. Janë më pak të komplikuara dhe shkaktohen më pak shpenzime se me instrumentet tjera të pagesës apo sigurimit;
  1. Kërkohen në rastet kur palët e kontratës kanë marrëdhënie të mira dhe informata të mjaftueshme lidhur me afarizmin dhe/apo aftësitë paguese të njëri tjetrit;
  2. Malli kalon në pronësi të Importuesit pasi Eksportuesi të jetë kredituar për vlerën e mallit, etj.

Rrjedha e thjeshtëzuar e këtij transkacioni

  • Eksportuesi dërgon mallërat tek importuesi;
  • Eksportuesi prezenton dokumentat bashkë me udhëzimet për mënyrën e kryerjes së pagesës;
  • Banka eksportuese përcjellë dokumentat tek banka arkëtuese e importuesit;
  • Banka arkëtuese ia liron dokumentat importuesit me të pranuar të pagesës;
  • Importuesi pastaj prezenton dokumentat tek transportuesi në këmbim të mallërave.

June 3, 2015