Bankomati për deponime

Bankomati për deponime është shërbim ku klientët mund të deponojnë para kesh në llogarinë e tyre rrjedhëse dhe mund të tërheqin të holla në çdo kohë. Kjo ju lejon të depononi pazarin ditor të biznesit tuaj, të depononi kesh në llograinë tuaj, të tërhiqni kesh apo të kontrolloni bilancin e llogarisë. Ky shërbim ofrohet falas për klientët e NLB Bankës.


Përparësitë:

Ju mund të depononi para në llogarinë tuaj pranë NLB Banka. Paratë do të kreditohen menjëherë, por do të jenë në dispozicion për përdorim në ditën e ardhshëm të punës.
ATM Depozitori ju kursen kohë duke mundësuar shmangien e rradhëve të gjata në sportel.
ATM Depozitor është në dispozicion të klientëve 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit.

* ATM-at tonë pranojnë kartëmonedha Euro me vlerë 10, 20, 50 dhe 100; dhe mund të pranoj maksimum 50 kartëmonedha në numër.

Udhëzimet për përdorim

Vendose debit kartelën tuaj në ATM
Zgjidhni shërbimin nga menuja dhe ndiqni udhëzimet në monitor.

Pyetjet e shpeshta

1. A mund të deponojë para në të gjitha llogaritë personale duke përdorur kartelën time debitore?

Ju mund të depononi para vetëm në llogarinë tuaj rrjedhëse për të cilën është lëshuar kartela e debitit.

2. A mund të deponojë para në valutë të huaj në llogarinë time aktuale në ATM?

Ne nuk pranojmë deponimin e valutave të huaj në ATM. Ju mund të vizitoni degën tonë më të afërt për të shkëmbyer valutën e huaj për EURO, dhe pastaj të bëni deponimin në ATM.

3. Si mund ti ndajë paratë e deponuara në llogari të shumëfishta personale?

Ju do të duhet të depononi të gjitha paratë në një nga llogaritë tuaja dhe pastaj të transferoni individualishte shumat në llogaritë e tjera përmes shërbimit E-Klik ose me ndihmën e këshilltarit të klientit të iniconi transfere në llogaritë tjera.

4. A duhet të ndaj denominimet e parave apo ATM-i do ta bëjë këtë për mua?

Nuk ka nevojë për të ndarë paratë sipas denominimit, ATM-i e kryen vetë këtë punë. Ju mund të depononi kartëmonedha me vlera 10, 20, 50 dhe 100 EURO. Vërejtje: ju mund të futni jo më shumë se 50 kartëmonedha. Ky shërbim është pa pagesë.

5. Kur do ti kem në dispozicion për përdorim paratë e deponuara në llogarinë time?

Shuma e parave kreditohet në llogarinë tuaj bankare në të njëjtën kohë kur ndodhë transaksioni, por paratë janë në dispozicion për përdorim në ditën e rradhës të punës. Vërejtje: në rast kur transaksioni është bërë në ditën e Premte, të Shtunë apo të Diel, paratë do të jenë në dispozicion në ditën e Hënë, përveq kur dita e Hënë është festë zyrtare, paratë do të jenë në dispozicion në ditën e Martë.

6. Çfarë duhet të bëj në qoftë se unë nuk marrë faturën nga ATM-i për deponimin e bërë?

Ju lutemi të na kontaktoni përmes shërbimit për klientë për të shqyrtuar aktivitetin e llogarisë tuaj në numrin +381 38 240 230 100 ose nëpërmjet email-it në sherbimiperkliente@nlb-kos.com.

7. A mund të deponoj monedha metalike në ATM?

Ju nuk mund të depononi monedha metalike në ATM. Ju lutemi që këtë ta bëni në njërën nga degët tona.

8. Përse ATM-i nuk i pranon të gjitha paratë që i deponoj?

ATM lexon imazhet e kartëmonedhave dhe i krahason ato imazhe me imazhin e siguruar nga Banka Qendrore e Kosovës. Nëse një kartëmonedhë është e vjetërsuar, palosur ose nëse ka shenja në të, imazhi i saj nuk do të përputhet me imazhin e ofruar nga Banka Qendrore e Kosovës, dhe këto kartëmonedha do të refuzohen.

9. Sa kartëmonedha mund të deponojë në një transakcion?

Në ATM-in tonë, ju mund të depononi 50 kartëmonedha në një transakcion. Nëse ju keni më shumë se 50 kartëmonedha, ju lutemi të bëni deponimin në disa transaksione.

June 11, 2015