Depozita me afat

Qëllimet pa planifikim mbesin vetëm ëndrra, andaj filloni kursimet që sot drejt realizimit të qëllimeve tuaja.

Afatizoni mjetet në NLB Banka dhe përfitoni norma speciale interesi.

Oferta vlen deri me 31 Gusht 2017!

Llogaria e depozitave të afatizuara është llogari që mund t’ju përshtatet shumë lehtë në planifikimin e kursimeve tuaja.

Kjo llogari përdoret atëherë kur ju synoni një interes më të lartë nga banka dhe atëherë kur mjetet e kursyera nuk ju nevojiten për një kohë të caktuar. Per këtë arsye ne kemi dizajnuar produktin “Depozitë me afat”

Interesi që do të fitoni në  llogarinë e depozitës me afat varet nga koha  për të cilën ju i afatizoni mjetet tuaja.

Për depozitat me afat, ju mund të hapni llogarinë vetëm në valutën Euro.

Përmes kësaj llogarie, banka ju mundëson kursimin e mjeteve tuaja për një afat më të gjatë kohor dhe ju shpërblen me normë interesi më të lartë.