Invitation to Bid

Për ofrimin  e shërbimeve për sigurimin fizik të objekteve, transportin e parave të gatshme dhe dërgesave tjera me vlerë në njësitë organizative të NLB Prishtina sh.a.

 


Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Prishtina sh.a, të paraqesin ofertat e tyre për për sigurimin fizik të objekteve, transportin e parave të gatshme (TPG) dhe dërgesave tjera me vlerë në njësitë organizative të NLB Prishtina sh.a (në tekstin në vijim: Banka).

Kushtet minimale për ofertim janë:

  • Certifikata regjistrimit të biznesit,
  • Licencën për kryerjen e shërbimeve të sigurisë fizike dhe TPG,
  • Certifikatat e veturave të TPG-së,
  • Certifikatat e punëtorëve të TPG-s,
  • Certifikatën e Qendrës së Kontrollit,
  • Policën e sigurisë për TPG dhe jobesueshmërinë e punëtorëve,
  • Çmimet duhet të jenë në valutën EUR dhe duke përfshirë TVSH-në,
  • Prezantimi me shkrim i mbështetjes logjistike, përkatësisht i mundësive për kryerjen e shërbimeve të detyrave të mbrojtjes fizike, transportin e parave të gatshme dhe dërgesave tjera me vlerë në njësitë organizative të Bankës, numri i veturave për intervenime në rast alarmi dhe patrollime mobile,
  • Prezentimi me shkrim mbi përvojën, kualifikimet, trajnimet (ndihmës së parë, përdorimit të aparateve kundërzjarrit, përdorimit të armëve për punëtorët e TPG-së) e presonelit të cilët do të jenë të ngarkuar për kryerjen e punëve në Bankë,
  • Lista e referencave sipas llojit të punëve të kryera në dy vjetët e fundit për kryerje të njëjtë apo të ngjashme të punëve (nëpër banka, kompani të sigurimeve, Institucione Mikro Financiare),
  • Performancat teknike për bartje të parave të gatshme (sipas kushteve të përcaktuara në dokumentin e bashkangjitur),

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.

Informatat e nevojshme për tenderim dhe dokumentacionin mund ta merrni në Selinë Qendrore të NLB Prishtina sh.a. në Prishtinë, rr. ‘’Kosta Novakoviq ‘’, p/n  (Zyra e Shërbimit për Prokurim dhe Logjistikë) ose përmes  email adresës prokurimi@nlb-kos.com.

August 3, 2015