IFC-ja dhe NLB Prishtina punojnë së bashku për të rritur efiçencën e energjisë në Kosovë

Prishtinë, Kosovë, 23 Qershor 2015 – IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, dhe NLB Prishtina, pjesë e grupit më të madh bankar nga Sllovenia po punojnë së bashku për të investuar në rritjen e efiçencës së energjisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të amvisërive në Kosovë. IFC-ja do të mbështesë bankën që të përmirësojë kapacitetin e saj të brendshëm për të gjetur, vlerësuar dhe financuar projekte për efiçencë të energjisë në vend


IFC-ja dhe NLB Prishtina nënshkruan marrëveshjen në Prishtinë më 23 Qershor 2015, duke shënuar fillimin zyrtar të projektit këshillues. Përfaqësuesit e IFC-së dhe NLB Prishtina paraqitën karakteristikat kryesore të projektit për bizneset vendore, shoqatat tregtare, agjencitë qeveritare dhe mediat.

Kryetar i Bordit Drejtues të NLB Prishtina, z. Albert Lumezi, tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe avantazhet që ka programi i efiçiencës së energjisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për sektorin e amvisërisë . Përfitime të shumëfishta sigurohen përmes efikasitetit të energjisë, jo vetëm në zvoglimin e kostos dhe përmirësimin e produktivitetit, por kjo përbën edhe avantazh konkurrues si dhe mbështet veprimet për qasje miqësore ndaj mjedisit “. Por, siç tha ai “Investimet në efiçencën e energjisë janë mjaft komplekse, kështu që ne jemi të kënaqur që këto investime do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e IFC, e cila ka përvojë të konsiderueshme dhe ekspertizë në këtë fushë.

Projekti këshillues me NLB Prishtina është pjesë e Programit të Financimit të Qëndrueshëm të Energjisë nga IFC-ja në Evropë dhe Azi Qendrore, që implementohet në partneritet me Ministrinë Federale të Financave të Austrisë. Programi ofron një gamë të gjerë të shërbimeve këshilluese për institucionet financiare, klientët e tyre dhe palët e tjera të tregut në mbështetje të investimeve në efiçencë të energjisë. IFC-ja ndihmon institucionet financiare në zhvillimin e ekspertizës lokale në huadhënien e bazuar në efiçencë të energjisë me anë të seminareve trajnuese, aktiviteteve të përbashkëta promovuese, materialeve burimore, dhe këshillave mbi transaksionet.

“Efiçenca e energjisë është një prioritet i rëndësishëm për zhvillimin për IFC-në për shkak të rritjes së shpejtë të kërkesës për energji, rritjes së kufizimeve në furnizim, dhe shqetësimeve të lidhura mbi efektet mjedisore dhe shëndetësore të ndotjes,” tha Thomas Lubeck, Drejtor Rajonal i IFC-së për Ballkanin Perëndimor. “Duke punuar me bankat që ofrojnë investime në energji efiçiente, ne poashtu po mbështesim përpjekjet e Kosoves që të implementojë planin nacional për energjinë efiçiente ashtu që të arrihet ruajtja e energjisë sipas standardeve evropiane”.

Rreth IFC-së
IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, është institucioni më i madh për zhvillim global që fokusohet ekskluzivisht në sektorin privat. Duke punuar me ndërmarrjet private në rreth 100 vende, ne përdorim kapitalin, ekspertizën, dhe ndikimin tonë për të ndihmuar në eliminimin e varfërisë ekstreme dhe rritjen e prosperitetit të përbashkët. Në vitin fiskal 2014, ne kemi ofruar më shumë se 22 miliardë dollarë financim që të përmirësojmë jetën në vendet në zhvillim dhe të merremi me sfidat më urgjente të zhvillimit. Për më shumë informata, vizitoni www.ifc.org.

Për më shumë informata rreth Ministrisë Federale të Financave, të Austrisë, vizitoni: http://english.bmf.gv.at.

June 24, 2015