Njoftim

Njoftim mbi implementimin e njoftimit automatik të shërbimit doganor me pagesat e detyrimeve doganore të klientëve në sportelet e bankës.


Ju njoftojme se prej sot e  tutje eshte implementuar zhvillimi qe për te gjitha pagesat e detyrimeve doganore qe behen nga klientet tanë ne sportelet e  bankës, shërbimi doganor do të njoftohet nga Banka  me e-mail në mënyrë automatike në intervale kohore çdo  10 minuta.

Pra, për secilen pagesë doganore që kryhet jo vetem me e-KLIK, por edhe në sportelet e bankës, nga banka do te shkojë e-maili në sherbimin doganor me informacionet respektive te pagesës së doganës.

Ky eshte një lehtësim per klientet tanë (importues dhe shpeditere) që pothuajse në kohë reale njoftojnë organet shtetërore për kryerjen e detyrimeve doganore.

Poashtu edhe për stafin e shitjes se bankes nëpër sportele dhe kudo nëpër terminale doganore ështe një përparësi krahasuese në përmirësimin e shërbimeve të klientëve që kryejne detyrimet doganore.

November 2, 2015