NLB Banka përkrahë financiarisht renovimin në dy kate në Spitalin e Pediatrisë

27.12.2016

Prishtinë,


1nlb-12

Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Banka, zotëri Albert Lumezi, mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të renovimit të dy kateve në Spitalin e Pediatrisë, gjegjësisht të reparteve të Endokrinës, Nefrologjisë dhe Kujdesit Intenziv dhe repartit të Pulmologjisë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Banka, zotëri Albert Lumezi tha se takimi i sotëm është i bazuar mbi një ngjarje të rëndësisë së veçantë, në investimin në të ardhmen e vendit, investimin në shëndetësi.

Ai tha se NLB Banka ka përkrahur edhe më parë investimet të cilat për qëllim kanë pasur përmirësimin e kushteve si për pacientët, ashtu edhe për stafin mjekësor.

“Përkrahja jonë në përgjithësi, me theks të veçantë në sistemin e shëndetësisë, gjegjësisht në repartin e Pediatrisë, është dëshmia më e fuqishme për përkushtimin e Bankës NLB, për përmirësimin e kushteve të jetesës në shoqëri”, tha Lumezi.

Ai, ndër të tjera tha se secili nga ne që ka marrë nga kjo shoqëri, ka për detyrim kthimin e borxhit ndaj saj dhe se nuk ka formë më të dëshirueshme për kthimin e atij borxhi, se sa kjo që po bëjmë sot.

“Me cilëndo logjikë mendimi, gjykimi dhe veprimi që ta shohim këtë përkrahje, nuk mund të nxjerrim përfundime tjera, përveç faktit se nuk ka dhe s’mund të ketë përkrahje më të mençur, se sa përkrahja për të ardhmen tonë. Investimi për përmirësimin e kushteve të fëmijëve tanë”, vijoi Lumezi.

Duke dhënë zotimin për bashkëpunim dhe përkrahje edhe në projektet e ardhshme, Lumezi para të pranishmëve tha se “ Pikërisht nga këtu, ku po investojmë në të ardhmen dhe për të ardhmen, ju siguroj se NLB Banka krahas zhvillimit dhe përparimit ekonomik, do të jetë edhe në forma të këtilla përkrahë qytetarëve të vendit, me qëllimin e vetëm që të kontribuojë direkt në lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së tyre”.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte Drejtori i Klinikës Pediatrike, Dr. Muharrem Avdiu, i cili falënderoi NLB Banka për kontributin e vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve për pacientët e Spitalit të Pediatrisë si dhe për stafin mjekësor.

1nlb-1

1nlb-17

December 27, 2016