NLB Banka shpërndan dhurata për festa të fund vitit për fëmijë me nevoja të veçanta

23.12.2016


Për të qenë më afër fëmijëve me nevoja të veçanta dhe për t’i sjell atyre sadopak buzëqeshje për festa të fund vitit, NLB Banka ka shpërndarë dhurata për fëmijët e qendrës burimore “Nënë Tereza” në Prizren, qendër kjo që bën arsimimin dhe edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në dëgjim dhe të folur, prej klasës së parë deri në përfundim të shkollës së mesme. Në kuadër të kësaj shkolle funksionon edhe çerdhja për fëmijët me nevoja të veçanta.

Me këtë rast drejtori i Qendrës Burimore, z. Yrmet Shabani ka falënderuar NLB Bankën për këtë gjest human duke thënë se dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta të cilët janë pjesë e shoqërisë sonë, është dhurata më me vlerë.

Këto dhurata kanë gëzuar shumë fëmijët e kësaj qendre në prag të festave të fund vitit. Këta fëmijë, pas pranimit të këtyre dhuratave simbolike, ishin falënderuar me sinqeritet dhe kjo na bën të kthehemi gjithmonë pranë tyre t’i përkrahim në forma të ndryshme.

Urojmë që viti që vjen të sjellë vetëm gëzim dhe realizim të ëndrrave për çdo fëmijë.

foto_07

 

foto_03

 

foto_03

December 23, 2016