Comfort Card - Kartelë Kreditore

Comfort Card është kartelë kreditore nga brand-i MasterCard, përmes së cilës mund të bleni produkte dhe shërbime të ndryshme pa interes deri në 36 këste te tregtarët, të cilët kanë marrëveshje me NLB Bankën.

Çka mundëson Comfort Card?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Blerja e produkteve me këste

 

 

 

 

Blerja e produkteve pa këste (Revolving)

 

 

 

Mënyrat tjera të shfrytëzimit të Comfort Card

 

 

Çka është pagesa minimale?

  • Mundëson blerjen e produkteve dhe shërbimeve me këste deri në 36 muaj, në të gjithë POS terminalet e NLB Banka;
  • Mundëson blerjen e produkteve dhe shërbimeve pa këste, me Grace (grejs) periudhë deri në 45 ditë në POS terminalet e NLB Banka si dhe në të gjithë POS terminalet e Bankave tjera brenda dhe jashtë Kosovës që kanë shenjën e Master;
  • Mundëson tërheqjen e parave të gatshme në ATM-ët e NLB Banka dhe ATM-ët e Bankave tjera brenda dhe jashtë Kosovës që kanë shenjën e Master;
  • Mundëson blerjen e produkteve dhe shërbimeve përmes internetit.

 

Nëse ju shfrytëzoni Comfort Card për blerje në POS me këste dhe paguani këstin/et e arritura brenda afatit, atëherë nuk do të paguani interes.
Përcaktimi i numrit të kësteve bëhet nga vetë poseduesi i kartelës me rastin e pagesës në POS të NLB Bankës, varësisht prej marrëveshjes së Bankës me tregtarin.

 

Nëse ju shfrytëzoni Comfort Card për blerje në POS pa këste apo në internet dhe paguani vetëm 5% të borxhit të përgjithshëm brenda afatit, atëherë do të aplikohet interes i rregullt në borxhin e mbetur dhe të papaguar.
Nëse ju shfrytëzoni Comfort Card për blerje në POS pa këste dhe paguani në tërësi borxhin e përgjithshëm brenda afatit, atëherë nuk aplikohet interes.

 

Nëse ju shfrytëzoni Comfort Card për tërheqje të parave të gatshme nga bankomati, do të aplikohet interesi i rregullt nga data e tërheqjes së mjeteve.
Për secilën blerje që ju keni realizuar me Comfort Card, Banka do të përllogarit borxhin me datën 1 të muajit vijues, kurse afati për kthimin e borxhit është data 15 e atij muaji.

 

Pagesa minimale është borxhi të cilin duhet ta paguani deri me datën 15 të muajit vijues dhe përfshihet:

  • Kësti/et e arritura dhe/apo
  • 5% e borxhit të shfrytëzuar si Revolving.

Banka në mënyrë automatike realizon pagesën e borxhit të arritur duke transferuar mjetet nga llogaria e klientit në llogarinë e kartelës kreditore të klientit. Nëse klienti dëshiron të paguaj shumë më të madhe se pagesa minimale mujore, këtë mund t’a bëj në sportelet e Bankës apo përmes e-klik.

Shembull:

  • Nëse ju keni bërë tri blerje me Comfort Card (me këste) gjatë muajit Maj dhe këstet mujore janë 20€, 30€ dhe 40€, në muajin Qershor pagesa minimale është kësti kumulativ 90€ (20€+30€+40€).
  • Nëse ju keni bërë blerje me Comfort Card (pa këste) gjatë muajit Maj, në vlerë prej 100€, në muajin Qershor pagesa minimale është 5% apo 5€.
  • Nëse ju keni bërë tërheqje në ATM në vlerë prej 200€, në muajin Qershor pagesa minimale është 5% apo 10€ për vlerën totale të shumës së tërhequr nga ATM-i (dhe interesi për tërheqje në cash).

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

 

 

 

Faturimi – Statement

  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Kontrata e punës;
  • Pengu mbi pagën i nënshkruar nga punëdhënësi.

 

Banka në fund të çdo muaji, përmes email-it ia dorëzon poseduesit të kartelës faturën (statement) për muajin përkatës, duke përfshirë qarkullimin gjatë tërë muajit, borxhin e arritur për pagesë si dhe afatin e pagesës.