E-klik

E-klik është një prej shërbimeve më të reja që ju mundëson kryerjen e shërbimeve bankare nga cilido vend që ka qasje në internet si p.sh. nga zyra, shtëpia etj.

 

E-klik shërbimi:

Duke marrë parasysh kohën e limituar për shkak të obligimeve të ndryshme ditore, E-Klik është mënyra më e mirë për të evituar vizitat e përditshme në lokalet e bankës, ngase siç është e cekur më lartë, shumë shërbime mund t’i kryeni përmes qasjes në internet.

E- klik ju mundëson:

  • Qasje në llogarinë tuaj bankare në çdo kohë dhe prej çdo vendi;
  • Kryerjen e transaksioneve të ndryshme lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Kryerjen e obligimeve të ndryshme si pagesat për rrymë, ujë, telefon pa provizion;
  • Përmbledhjen dhe shtypjen e të gjitha transaksioneve që i keni kryer;
  • Të aplikoni ONLINE për kredi.
  • Të verifikoni dhe paguani borxhin e kartelave.

 

Për informata më të hollësishme apo  për aplikim ju lutem kontaktoni zyrtarin e bankës apo vizitoni në degën më të afërt të NLB Banka.