Llogaria e depozitave me afat

Llogaria e depozitave të afatizuara është llogari që mund t’ju përshtatet shumë lehtë në planifikimin e kursimeve tuaja.

Depozitë me afat

Kjo llogari përdoret atëherë kur ju synoni një interes më të lartë nga banka dhe atëherë kur mjetet e kursyera nuk ju nevojiten për një kohë të caktuar. Per këtë arsye ne kemi dizajnuar produktin “Depozitë me afat”

 

Interesi që do të fitoni në  llogarinë e depozitës me afat varet nga koha  për të cilën ju i afatizoni mjetet tuaja.

 

Për depozitat me afat, ju mund të hapni llogarinë vetëm në valutën Euro.

 

Përmes kësaj llogarie, banka ju mundëson kursimin e mjeteve tuaja për një afat më të gjatë kohor dhe ju shpërblen me normë interesi më të lartë.