Llogaria për fëmijë

Dëshironi t’ua siguroni fëmijëve tuaj të ardhmen?

Doni t’i vetëdijësoni qysh herët për rrugën e shkurtër drejt suksesit?

NLB Banka ka menduar për ju dhe ka dizajnuar Llogarinë e kursimit për fëmijë.

 

Çka përfiton fëmiu?

 

 

 

  • Me rastin e hapjes së llogarisë, fëmiut i dhurohet NLB Arka për kursim,
  • Zhvillon kulturën e të kursyerit,
  • Fillon të mësojë për bankën që në fëmijëri,
  • Krijon partneritet me bankën që në fëmijëri, partneritet ky që do t’i shërbejë edhe gjatë shkollimit dhe më vonë,
  • Shumat e deponuara nga prindërit dhe të afërmit tjerë, si dhe fitimi nga interesi i bankës i shërbejnë për një të ardhme më të mirë.

Dokumentacioni i nevojshëm

 

 

 

Informata të rëndësishme

  • Certifikata e lindjes së fëmiut
  • Dokumenti i identifikimit të njërit prind/kujdestarit

 

 

  • Llogaria e kursimit për fëmijë hapet nga njëri prind / kujdestar;
  • Llogaria hapet në emër të fëmiut;
  • Autorizimet e plota në llogari i ka prindi / kujdestari;
  • Norma e interesit është 0.50% vjetore;
  • Interesi përshkruhet ne llogari në baza mujore;

Deponimet mund të bëhen përmes sportelit, urdhëresës së përhershme, si dhe përmes NLB e-klik (E-banking)

Vlera minimale me rastin e hapjes së llogarisë është 10 €, ndërsa deponimet tjera mund të bëhen në çfarëdo shume dhe kohe që i konvenon prindit apo deponuesve tjerë.

Mundësia e tërheqjes nga llogaria e kursimit, sipas nevojës.