Kredit kartela Master Card

Kredit kartela e cila ju ofron mundësine e pagesave në këste. Ju do ta keni një limit të caktuar i cili do të aprovohet paraprakisht nga NLB Banka për ju duke u bazuar në mundësitë tuaja të pagesës.

Për kë është destinuar?

 

 

 

Përparsitë kryesore:

MASTERCARD është dizajnuar për gjitha ata që kanë të ardhura mujore dhe kanë nevojë për metoda më të sigurta dhe të lehta për të paguar si dhe mundësinë e shlyerjes së borxhit në këste. Kjo kartelë mund të përdoret për të paguar në gjitha pikat e shitjes në brenda dhe jashtë vendit aty ku logo e MASTERCARD paraqitet.

 

  • Kredit kartelë me vlefshmëri ndërkombëtare
  • Pagesa në gjitha terminalet në valutën Euro brenda dhe jashtë vendit me 0% provizion
  • Pagesa e detyrimeve përmes porosise ose NLB Klik
  • Ju mund të zgjedhni mes metodës për pagesë të plotë ose me këste për të paguar detyrimet tuaja
  • Numri i kësteve varet nga vlera e shumës së shpenzuar, dhe ajo varion në numër të kësteve nga 3 deri në 36;
  • Pagesa e borxhit nëpërmes urdhëresës së përhershme, deponimit dhe e-Klik;
  • Kjo kartelë e ka teknologjinë me chip.

Çfarë të bëni në rast të humbjes ose vjedhjes së kartelës?

Ju duhet ta bllokoni kartelën tuaj menjëherë në mënyrë që ta mbroni nga keqpërdorimet e mundshme.
Kartelën mund ta bllokoni duke e lajmëruar në telefon çdo ditë nga ora 08:00-24:00 në numrin 038 240 230 100, dhe të njëjtën gjë  mund ta bëni edhe gjatë orarit të punës në çdo degë të NLB Banka.