Kartela Kreditore e mbuluar me para të gatshme

MasterCard TDA është një kartelë kreditore e cila  ju ofron mundësinë për të paguar me  këste. Ju mund ta përdorni atë në vend dhe jashtë vendit me një limit të caktuar krediti e cila do të miratohet nga banka për ju në varësi të aftësisë së pagesës tuaj.

Për kënd është e destinuar?

 

 

 

Përparësitë kryesore:

Kartela MASTERCARD TDA është e dizajnuar për të gjithë ata që kanë depozita dhe kanë nevojë për një mënyrë të sigurt dhe të thjeshtë të pagesës, kesh dhe në këste. Me këtë kartelë ju mund të paguani në të gjitha pikat e shitjes në vend dhe jashtë vendit ku logo e MASTERCARD është e pranishme.

 

  • Kredit kartelë me vlefshmëri ndërkombëtare;
  • Pagesë në të gjitha terminalet me valutë Euro brenda dhe jashtë vendit me provizion 0%;
  • Pagesa e borxhit të kredit kartelës në mënyrë automatike apo nëpërmes NLB E-Klik;
  • Ju mund të zgjidhni mënyrën e pagesës me para në dorë ose me këste;
  • Numri i kësteve varet nga vlera e shumës së shpenzuar, dhe ajo varion në numër të kësteve nga 3 deri në 36;
  • Pagesa e borxhit përmes urdhëresës së përhershme, deponimit dhe e- Klik;
  • Kjo kartelë e ka teknologjinë me chip.

Çfarë duhet të bëni në rast të humbjes apo vjedhjes së kartelës suaj?

Ju duhet ta bllokoni kartelën tuaj menjëherë në mënyrë që ta mbroni nga keqpërdorimet e mundshme.
Kartelën tuaj mund ta bllokoni duke e lajmëruar në telefon çdo ditë nga ora 08:00-24:00 në numrin 038 240 230 100, dhe të njëjtën gjë mund të bëni edhe gjatë orarit të punës në çdo degë të NLB Banka..