NLB m-klik - Mobile Banking

Shërbimi m-klik, është versioni për telefona mobil i shërbimit e-klik, i cili ju mundëson qasjen në disa nga tiparet e shërbimit e-klik me siguri të lartë gjatë përdorimit.

NLB m-klik – Mobile Banking

 

 

 

 

 

 

 

Tiparet kryesore të m-klik:

Telefoni juaj mobil me mundësi të qasjes në Internet, ju jep mundësi të instaloni aplikacionin m-klik. Ky shërbim i ofruar nga NLB Banka është një lloj i shërbimit e-klik i dizajnuar posaçërisht për pajisjen tuaj mobile. Kjo efektshmëri është arritur me anë të ri-dizajnimit duke mbajtur vetëm karakteristikat më të rëndësishme të e-klik për ta bërë të lehtë përdorimin në pajisjet siç është telefoni juaj mobil.

Shërbimi bankar m-klik ju lejon qasje të lehtë dhe të sigurt në llogarinë tuaj për të shikuar bilancin e llogarisë, transferin e parave ndërmjet llogarive tuaja dhe palëve të treta nga telefoni juaj mobil. Në pak fjalë, kjo është struktura juaj e plotë bankare në maje të gishtave tuaj.

 

  • Bilanci dhe historia e transaksioneve;
  • Transferet interne brenda Bankës;
  • Pagesa ndërbankare;
  • Mundësi transaksioni nga llogaria për shumë përdorues përmes autorizimit.

Ndiqni 4 hapa të lehtë, dhe ju do të keni bankën në xhepin tuaj!

1. Lidhni marrëveshjen për shërbimin m-klik

Për m-klik, ju duhet të lidhni marrëveshje duke aplikuar në cilëndo degë të NLB Bankës.

2. Instaloni NLB mklik në telefonin mobil

Pas nënshkrimit të kontratës, do të pranoni SMS mesazhin që përmban një lidhje për të shkarkuar softuerin për NLB m-klik. Hapni mesazhin dhe konfirmoni shkarkimin e aplikacionit m-klik në telefonin tuaj mobil.

3. Shkarko kodin e aktivizimit 

Kodi i aktivizimit është një numër që përdoret për të aktivizuar aplikacionin m-klik, i cili gjithashtu ju dërgohet përmes SMS mesazhit, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për m-klik.

 

4. Shkruani kodin e aktivizimit

Në kyçjen e parë në shërbimin m-klik, ju duhet të shkruani kodin e aktivizimit. Duke vepruar kështu juve menjëherë do tu jepet mundësia për të ndryshuar kodin e aktivizimit në numër nga katër deri në tetë shifror (PIN) për telefona Android dhe numër gjashtëshifror për telefona iOS, i cili në të ardhmen do të përdoret për tu qasur në NLB m-klik.

Informacione të dobishme

Me m-klik, ju mund të kontrolloni detyrimet që do të ngarkohen në llogarinë tuaj gjatë muajit të ardhshëm – kostot për kartelat kreditore, pagesat mujore, si dhe intereset.

Për humbjen ose vjedhjen e telefonit tuaj mobil të cilin ju e përdorni për shërbimin m-klik duhet ta lajmëroni Bankën duke telefonuar në numrin 038 240 230 100 ose në numrin pa pagesë 0800 50 444. Duke pasur parasysh se personi i cili e ka në posedim telefonin tuaj mobil nuk e di PIN-in për tu qasur në shërbim, m-klik i juaj është ende i sigurt.

PIN-i për m-klik duhet të ruhet sepse është nënshkrimi i juaj. Mos i’a tregoni dhe mos i’a jepni në dispozicion personave të tjerë.