NLB Banka partner në shkollimin tuaj.

NLB Banka dhe Kolegji Riinvest me marrëveshje për “Kredi për studime”

Kredi për studime

NLB Banka si vazhdimësi të strategjisë së zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të reja, ofron edhe një mundësi të re kreditimi për gjeneratat e reja akademike si bartës të zhvillimit të jetës ekonomike dhe shoqërore.

 

NLB Banka dhe Kolegji Riinvest, për herë të parë në Kosovë kanë lansuar produktin Kredi studenti, për financimin e studimeve në nivelin Bachelor dhe Master.

Veçoritë e produktit:

  • Grupet e synuara: Studentët e Kolegjit Riinvest
  • Afati: deri 72 muaj
  • Grejs periudha: deri 36 muaj.
  • Norma e interesit: 0%.
  • Norma e provizionit: 0%.

 

Kolegji Riinvest do të mbuloj të gjitha shpenzimet lidhur me “Kredi studenti”.

 

NLB Banka përmes këtij produkti, synon të ndihmojë financimin e shkollimit të studentëve dhe familjeve të tyre dhe krijimin e mundësive për të rinjtë si një kategori e rëndësishme në shoqërinë tonë.