Udhëzim për Pagesat Online

Më poshtë gjeni udhëzimin për realizimin e pagesave online me kartela të NLB Bankës.

Klientë të nderuar

Për shkak të pyetjeve të shpeshta në lidhje me pagesat online me kartela të NLB Banka, kemi vendosur që klientëve t’u dërgojmë nga një udhëzim informues në lidhje me realizimin e pagesave përmes internetit.

Ju njoftojmë se pagesat online në verzionin e ri të browserit (shfletuesit) “Google Chrome” nuk mund të realizohen në disa webfaqe, për shkak se zhvilluesit e këtij shfletuesi  kanë krijuar një atribut të ri për webfaqet që nuk janë të siguruara me protokolin HTTPS (shih print screen të vijëzuar me ngjyre të kuqe), pagesat të mos realizohen.

 

01

 

 

Nuk ka problem në procesim

 

02

 

Ka problem në procesim

 

Pra, në këto raste pasi të keni plotësuar të dhënat për pagesë, si dhe formën e 3DS, do të paraqitet faqja e zbrazët si më poshtë, për çka pagesa juaj nuk do të realizohet, por edhe mjetet për pagesë nuk do të rezervohen në bankë, pra transakcioni do të dështon. Banka ka vendosur t’iu dërgoje këtë njoftim, sepse gjatë tentimit nuk paraqitet asnjë mesazh i cili iu njofton se transaksioni është refuzuar.

 

03

 

Zgjidhja që mundëson realizimin e pagesës

Në këto raste, në mënyre që pagesa juaj të realizohet përmes 3DS formës, për të cilën juve jeni regjistruar dhe keni krijuar parullën sekrete, ju lutem ta përdorni shfletuesin e Internet Explorer, ose me ndonje version më të vjetër të shfletuesit Google Chrome.