VISA Classic Revolving 

Është një kartelë kreditore revolving e cila ju ofron mundësinë për të bërë tërheqje të hollash nga Bankomati dhe pagesa përmes POS terminaleve brenda dhe jashtë vendit. Ju do të merrni një limit të caktuar krediti e cila paraprakisht do të miratohet nga banka për ju në varësi të aftësisë së pagesës tuaj.

Për kënd është e destinuar?

 

 

 

Përparësitë kryesore:

Për të gjithë ata që kanë nevojë për një mënyrë të sigurt të pagesës, mundësi të kthimit të mëvonshëm të borxhit dhe të ardhura të rregullta. Me këtë ju mund të paguani në të gjitha pikat e shitjes në vend dhe jashtë vendit ku logo e VISA është e pranishme.

 

  • Kredit revolving kartelë me vlefshmëri ndërkombëtare;
  • Pagesë në të gjitha terminalet me valutë Euro brenda dhe jashtë vendit me provizion 0%;
  • Tërheqje të parave të gatshme në të gjithë bankomatët ane e mbanë botës ku është e vendosur logo e VISA;
  • Shlyerja e borxhit minimal prej 5% çdo muaj;
  • Afat kohor deri në 45 ditë për shlyerjen e detyrimeve pa interes;
  • Pagesa e borxhit nëpërmes urdhëresës së përhershme, deponimit dhe E-Klik;
  • Kjo kartelë e ka teknologjinë me chip.

Çfarë duhet të bëni në rast të humbjes apo vjedhjes së kartelës suaj?

Ju duhet ta bllokoni kartelën tuaj menjëherë në mënyrë qe ta mbroni nga keqpërdorimet e mundshme.
Kartelën tuaj mund ta bllokoni duke e lajmëruar në telefon çdo ditë nga ora 08:00-24:00 në numrin 038 240 230 100, të njëjtën gjë ju mund t’a bëni edhe gjatë orarit të punës në çdo degë të NLB Banka.