VISA Student

Është kartelë debiti e lidhur direkt me llogarinë studentore, e cila ju mundëson përdorimin e saj në vend dhe jashtë vendit për kryerjen e pagesave në pikat e shitjes, ose për tërheqjen e parave të gatshme nga bankomati.

Për kënd është e destinuar?

 

 

Përparësitë kryesore:

Kartela VISA Student është e dizajnuar për të gjithë Studentët të cilët e kanë të hapur një llogari studentore rrjedhëse pranë NLB Banka.

 

  • Debit kartelë me vlefshmëri ndërkombëtare;
  • Pagesë në të gjitha terminalet me valutë Euro brenda dhe jashtë vendit me provizion 0%;
  • Tërheqje të parave të gatshme në të gjithë bankomatët e NLB Grupës në Slloveni, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë me provizion të ulët;
  • Kontrollimi i Bilancit të llogarisë personale pa pagesë në të gjithë bankomatët e NLB Grupës;
  • Rilëshimi pa pagesë i kartelës pas skadimit;
  • Me këtë kartelë mund të pajiset personi i cili është mbajtës i një llogarie studentore rrjedhëse pranë NLB Banka;
  • Limiti ditor bazë për tërheqjen e mjeteve në bankomat është 500 Euro dhe pagesë në POS 500 Euro
  • Kjo kartelë e ka teknologjinë me chip.

Çfarë duhet të bëni në rast të humbjes apo vjedhjes së kartelës suaj?

 

Ju duhet ta bllokoni kartelën tuaj menjëherë në mënyrë që ta mbroni nga keqpërdorimet e mundshme.
Kartelën tuaj mund ta bllokoni duke e lajmëruar në telefon çdo ditë nga ora 08:00-24:00 në numrin 038 240 230 100, dhe të njëjtën gjë mund të bëni edhe gjatë orarit të punës në çdo degë të NLB Banka.