Hapja e llogarive për subjektet juridike

Llogaria rrjedhëse

Që biznesin tuaj të mund ta zhvilloni sa më lehtë dhe më shpejtë, NLB Prishtina ju ofron mundësinë e hapjes së llogarisë rrjedhëse, llogari themelore e cila mundëson qasje në të gjitha  produktet dhe shërbimet e bankës NLB Prishtina. Llogaria rrjedhëse ju ofron një vend të sigurtë për të mbajtur paratë tuaja. Përmes llogarisë rrjedhëse ju mund të bëni pagesat ndaj furnitorëve brenda ose ndërmjet llogarive të NLB Prishtina dhe degëve të saj, të kryeni pagesa vendore dhe ndërkombëtare, ta shfrytëzoni për kredi të lejuara, për mbitërheqje (overdraft), kryerjen e pagesave automatike etj.


Ju mund të hapni llogari rrjedhëse në valutat:

  •  EUR
  • USD
  • CHF
  • GBP

Për bizneset vendore, janë të nevojshme dokumentet origjinale dhe valide , të cilat mund t’i sillni në cilëndo nga filialat tona, që ju i keni më afër:

  • Çertifikata e regjistrimit të biznesit në Ministrinë përgjegjëse të Qeverisë së vendit,
  • Kopjen e statusit apo Memos,
  • Letërnjoftimi ose pasaporta valide për përfaqësuesit ligjorë ose personat e autorizuar.

Dokumentet shtesë për bizneset jovendore:

  • Çertifikata e regjistrimit në Ministrinë përgjegjëse të Qeverisë së vendit (Kosovës).
  •  Autorizimi nga Zyra qendrore, memoja ose dëshmia se personi i cili hap llogarinë është i autorizuar me shkrim nga institucioni ekzekutiv ose përmes ndonjë neni apo vendimi hap llogarinë e tillë.
  • Kopjen e statusit apo Memos të nënshkruar nga themeluesit e kompanisë.
  • Pasaporta valide e përfaqësuesve të kompanisë

May 25, 2015