Si të përdorni shërbimin NLB e-Klik?

Kurseni kohë dhe para duke përdorur shërbimin NLB e-Klik.

e-Klik është sistem i bankimit online që ja mundëson klientit qasjen në llogarinë bankare për të kryer transaksione financiare. Me këtë shërbim ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve nga zyret apo shtëpitë tuaja 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, me siguri të plotë, më shpejtë dhe më lirë.


Përparësitë e përdorimit të shërbimit e-Klik.

  • Qasja në llogarinë tuaj 24/7;
  • Kursimi i kohës;
  • Shpenzimet e ulëta;
  • Menaxhimi i mjeteve tuaja;
  • Përcjellja e gjendjes së llogarive;
  • Realizimi i transaksioneve;

Me e-Klik, ju keni qasje në:

  • Qarkullimin dhe bilancin e llogarive;
  • Detajet e transaksioneve;
  • Përcjelljen e planit të amortizimit të kredisë;
  • Realizimin e pagesave të ndryshme;
  • Krijimin e shablloneve për pagesa të shpeshta;

Me NLB e-Klik ju mund të realizoni operacione bankare si:

  • Realizimin e pagesave
    • Bankare, brenda NLB Prishtina;
    • Kombëtare, me bankat tjera të vendit;
    • Ndërkombëtare;
    • Realizimi i transaksioneve brenda Bankës dhe ndërbankare me anë të importimit të listës “Pagat”;
    • Pagesa e borxhit të Kredit Kartelës;
    • Pagesa doganore;
  • Shpenzimet mujore si:
    • Energjia elektrike;
    • Ujësjellësi;
    • Telefonia fikse dhe mobile;
  • Shërbimet publike
  • Pagesa komunale si:
    • Pagesat për kopështin e fëmijëve;
    • Tatimin në pronë;
    • Pagesat e ndryshme komunale;

Nëse të gjitha këto transaksione i realizoni përmes NLB e-Klik, atëherë ju do të kurseni kohë dhe para në krahasim me pagesat në sportel.

 

Si të aktivizoni shfrytëzuesin tuaj?

Si të realizoni një transaksion brenda Bankës?

Si të realizoni një transaksion ndërbankar?

Si të realizoni një transaksion ndërkombëtar?

Si të shikoni gjendjen e llogarive dhe qarkullimin në kredit kartela?

Si të realzioni pagesat masive me lista excel?

Si të realizoni pagesat në ATK dhe pagesat buxhetore?

 

November 25, 2015